Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.10.2014 ( ditë e martë ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
- DIAR MIFTARAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu me numër të librezës 6981 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor dhe të katërt ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Istogu e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
- Treshja e gjyqtarëve të futbollit ; RADOVAN MARKOVIQ, ARIF POTOKU dhe ANTIGON REXHEPI, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në interpetimin e rregullave të lojës lidhur me ndeshjen e pazhvilluar të javës së ; VII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Kosova ( Prishtinë ) – raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese ;
DENOHEN
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
- BEKIM HAXHIBEQIRI ; zyrtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë , gjatë ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Rahoveci – Liria ( në mungesë të deklaratës plotësuese ) mbetet në procedurë të
PEZULLIMIT
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratat plotësuese e zyrtarit të pezulluar Bekim Haxhibeqiri , afati datë 16.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
- ARDIAN LLUMNICA ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të licencës 155, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë , gjatë ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Gjilani ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e të pezulluarit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
- KF “ DEQANI “ nga Deqani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për plotësim të raportit zyrtar ( protokollit ) me stilolapës në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Dukagjini e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 100 EURO ( njëqind ) në bazë të Propozicioneve të garave neni 18.
- KF “ KOSOVA “ nga Prishtina , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos organizim të ndeshjes në përputhje me Rregulloren dhe Propozicionet e garave ( mungesa e policisë ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Kosova – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
- ZIJA HAZIRI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime profesionale në kryerjen e detyrës së zyrtarit në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Kosova ( Pr ) – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
- Treshja e gjyqtarëve të futbollit ; LABINOT FEJZA, BUJAR HARADINAJ dhe HYSNI ADEMI , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për moszbatim të rregullave në përputhje me aktet normative lidhur me organizimin dhe zhvillimin e ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova ( Pr ) – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese )
DENOHEN
Me shqiptimin e mases disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
- RUSHIT BALLOVCI ; zyrtar i klubit të futbollit “ 2 Korriku “ nga Prishtina , për sjellje josportive ( hyrje në fushë dhe ofendime gjyqtarëve dhe ekipit mysafir ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 Korriku – Ballkani e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit), në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub, lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluarai Rushit Ballovci, afati datë 16.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
- VALDRIN BACALIU; lojtar i klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Kilna me numër të librezës 10958 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, për sjellje jo korrekte ( goditje e lojtarit kundërshtar me top ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Dukagjini – Llapi e zhvilluar në Klinë ( në mungesë të deklaratës vetanake );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar ( plotësimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar; Valdrin Bacaliu, afati datë 16.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
- TAHIR BATATINA; kryetrajner i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të licencës 156 ( trajner në mungesë të licences së kërkuar “ B “ për këtë rang garues ) i cili kundërshtoi të largohet nga pankina – hapsira teknike gjatë ndeshjes së javës së ; IX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Dukagjini – Llapi e zhvilluar në Klinë ( në mungesë të deklaratës vetanake );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare sipas radhes të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i pezulluar Tahir Batatina, afati datë 16.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 14.10.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.