Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Lojtari i SC ”Gjilani” , Nasko Milev nr fanelle 9 dhe nr ID.033637M96. Ndërhyrja nga prapa me taka në në lojtarin kundërshtar, për çka ishe ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Liria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Liria ” Siyabonga Dude nr fanelle 14 dhe nr ID.033260M9602. Ndërhyrje nga prapa në zonën e rreptësisë si lojtar i fundit duke mohuar mundësinë kundërshtarit për gol, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Liria. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KF ”Istogu”. Lëshim në organizim, pas përfundimit të ndeshjes ka pasur hudhje të gjësendeve në fushë. Sipas raportit të delegati të ndeshjes Istogu-Suhareka 23 e zhvilluar në Istog me datë 23.09.2023. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KF ” Rahoveci”. Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 67-të ka pasur hudhje të një shishe PVC në fushë nga ana e tifozëve nikoqir. Në min 90+ ka pasur fjalosje dhe hudhje te shisheve PVC të ndërsjellta ndërmjet shikuesëve nikoqir dhe bankës mysafire ku erdhe deri te ndërprerja e ndeshjes për 5 min deri sa është zbrazur ajo pjesë e publikut dhe më pas ka vazhduar ndeshja . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Rilindja 1974. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Trajneri i portierave i KF” Istogu ”, Valmir Hajrizaj nr ID 000602M85 . Pas përfundimit të ndeshjes në prezencë të asistentëve ka hyrë në fushë duke i treguar gjyqtarit kryesor kronometrin me pretendimin se ka shtyrë minuta më shumë shtesë se sa ish dashur , pastaj i është afruar gjyqtarit me kokë duke shtyrë vazhdimisht për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt . Valmir Hajrizaj largohet nga stafi i KF ” Istogu ” duke ofenduar disa herë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Istogu – Suhareka 23 . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 3 (tre) ndeshje të organizuara nga FFK si dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Drejtori sportiv i FC ”Suahreka 23” , Lulzim Kolgeci nr ID 014586M65. Pas përfundimit të pjesës së parë drejtori sportiv i FC ” Suhareka 23 ” , Lulzim Kolgeci ka hyrë në zhveshoren e gjyqtarëve ku ka kerkuar sqarime nga gjyqtari kryesor . Gjyqtari kryesor ka kërkuar që zyrtari në fjalë ta liroj hapësirën kjo ka ndodhur në prani edhe të dy asistentëve. Rasti është raportuar edhe të delegati. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Istogu- Suhareka 23. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Lojtari i KF “ Vllaznimi “, Gent Kukeli nr fanelle 6 dhe nr ID 006343M06. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligësn së Parë të juniorëve Liria – Vëllaznimi në min 14 , ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje e palejuar) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës :
Lojtari i KF ”Malisheva” , Mendurim Hoti nr fanelle 9 dhe nr ID.000606M96. Në min 90+5, nga bankina ofendon rëndë dhe kërcnon gjyqtarët e ndeshjes me fjalorin më banal. I njejti fyerjet dhe kërcnimet i vazhdon deri në zhveshtore, ku pasi referët hyn në zhveshtore godet disa herë derën me grusht. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva -LLapi . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “ Malisheva “ , Mendurim Hoti. Afati datë 03.10. 2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.
Zyrtari i KF ”Malisheva” , Kastriot Kafegjolli, ID.006750M83. Pas përfundimit të ndeshjes, shan dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes për vendimet e tij gjatë ndeshjes. Këto siellje i ka vazhduar deri në hyrjen e gjyqtarëve në deshtore. Vlen të ceket se i njejti nuk ishte i përfshirë në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva -LLapi . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i KF “ Malisheva”, Kastriot Kafegjolli . Afati datë 03.10.2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 29.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 29.09.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku