Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.10.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i KF ”Malisheva” , Mendurim Hoti nr fanelle 9 dhe nr ID.000606M96. Në min 90+5, nga bankina ofendon rëndë dhe kërcnon gjyqtarët e ndeshjes me fjalorin më banal. I njejti fyerjet dhe kërcnimet i vazhdon deri në zhveshtore, ku pasi referët hyn në zhveshtore godet disa herë derën me grusht. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva -LLapi . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Zyrtari i KF ”Malisheva” , Kastriot Kafegjolli, ID.006750M83. Pas përfundimit të ndeshjes, shan dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes për vendimet e tij gjatë ndeshjes. Këto siellje i ka vazhduar deri në hyrjen e gjyqtarëve në deshtore. Vlen të ceket se i njejti nuk ishte i përfshirë në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva -LLapi .Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 3 (tre) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK si dhe gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i KF “ Vëllaznimi “ , Lekë Pozhegu nr fanelle 6 dhe nr ID 009822M99. Pasi gjyqtari kryesor kishte treguar kohën shtesë nga bankina vendase Lekë Pozhegu reagoj në mënyrë josportive për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi – Rahoveci . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtarit i KF “ Ulpiana 1926 “ , Lukas de Oliveura Cunha nr fanelle 77 dhe nr ID 033628M97. Motivi: Në min 85 godet me bryll lojtarin kundërshtar . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ramiz Sadiku – Ulipiana 1926. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Agim Jupa, drejtor sportiv i KF Tefik Çanga, me numer identifikimi 1030531996, për shkak të kartonit të kuq ne minuten 26 ( protestim), në ndeshjen Mitrovica – Tefik Çanga, e zhvilluar më 30.09.2023 në Mitrovicë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “ Sharri” , Driton Shurdhani nr fanelle 1 dhe ID 002466M99. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës së Dytë Opoja –Sharri ndëshkohet me karton të kuq ( ndërhyrje jashtë zonës), Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC “ Gjilani” , Art Ismaili nr fanelle 10 dhe ID 019537M07. Në ndeshjen e xhiros së pestë të Superliges së kadetëve Prishtina – Gjilani ndëshkohet me karton të kuq ( sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja “ , Dren Kalludra nr fanelle 1 dhe nr ID 018429M05. Në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Parë të juniorëve Podujeva – Rilindja në min 89 ndëshkohet me karton të kuq direkt (nderhyrje). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës :

Kryetrajneri i FC “Suhareka 23 “ , Granit Begolli nr ID 009924M90. Pas ishte ndëshkuar me kartonin e kuq ( pas dy të verdhëve) , kishte filluar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke i vazhduar ato edhe pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e lokaleve zyrtare . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Suhareka 23 – Trepça’89. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri I FC “ Suhareka 23” , Granit Begolli. Afati datë 06.10.2023 ora 13:00 . Pezullohet pa të drejtë ushtrimi të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës .

Nd/trajneri I KF “Lepenci” , Rakip Dema nr ID 033515M69. Pas përfundimit ndeshjes së xhiros së gjashtë të Ligës së Dytë Lepenci –Fortuna 2020 ndëshkohet me karton të kuq (tentim gotje gjyqtarin), Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd/trajneri i KF “ Lepenci ”, Rakip Dema . Afati datë 06.10.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 04.10.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 04.10.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku