Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.10.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së shtatë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Kryetrajneri i FC “Suhareka 23 “ , Granit Begolli nr ID 009924M90. Pas ishte ndëshkuar me kartonin e kuq ( pas dy të verdhëve) , kishte filluar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke i vazhduar ato edhe pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e lokaleve zyrtare . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Suhareka 23 – Trepça’89. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK si dhe gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Nd/trajneri i KF “Lepenci” , Rakip Dema nr ID 033515M69. Pas përfundimit ndeshjes së xhiros së gjashtë të Ligës së Dytë Lepenci –Fortuna 2020 ndëshkohet me karton të kuq (tentim gotje gjyqtarin), Bazuar në nenin 40 paragrafi 1pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 3 (tre) ndeshje të organizuara nga FFK .
Kryetrajnerit të KF ”Ulpiana 1926” Emin Bajrami, ID:001125M73. Motivi: Në minuten 85 të ndeshjes, duke protestuar kishte hyrë në fushën e lojës, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporti të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana 1926 – Ferizaj . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy ) ndeshje të organizuara nga FFK .
Hapje e Procedurës:
KF “Liria”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 70 në pjesën e tribunave ku ishin të vendosur tifozët vendas janë hudhur shishe PVC të mbushura me ujë në drejtim të asistentit të dytë si dhe në minutat shtesë ku pati hudhje të shisheve PVC. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Liria- Malisheva. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “ Liria “ . Afati datë: 10.10.2023 ora 13:00.
KF ”Rahoveci” Në minutën e 80 të ndeshjes aktivizon në lojë lojtarin me nr.9 Hamid Mullaabazi i cili nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyzrtar të ndeshjes para loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23 . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “ Rahoveci “ . Afati datë: 10.10.2023 ora 13:00.
Lojtari i KF ”Rahoveci”, Hamid Mullaabazi nr fanelle dhe ID ID004655M97. Në minuten e 80 të ndeshjes aktivizohet në lojë edhe pse nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyzrtar të ndeshjes para loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23 . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Rahoveci“ Hamid Mullaabazi. Afati datë: 10.10.2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.
Delegati i ndeshjes Bashkim Mallaku. Në minutën e 80 të ndeshjes lejon futjen në lojë të lojtarit me nr.9 pa qenë i evidentuar në Protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Bashkim Mullaku “ . Afati datë: 10.10.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 06.10.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 06.10.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku