Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.10.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
FC ”Prishtina ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 2,5,17,32 dhe 35 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, të vendosur në tribunën jugore, hudhin mjete piroteknike prapa portës në anën jugore të tadiumit, ndërkaq disa persona nga tribuna perendimore, prapa bankinës së FC ”Ballkani ”, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kishin fyer dhe ofenduar rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir Ilir Daja, duke e penguar në punën e tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recidivist).
Kryetrajneri i KF “ Dardanët “ , Liridon Halilaj nr identifikimi Cl0258 . Në ndeshjen e xhiros së tetë të Ligës së Dytë Daçani-Dardanët ndëshkohet me kartoni të kuq në min 90+(ofendim), Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy ) ndeshje të organizuara nga FFK.
Delegati Berat Berisha. Në ndeshjen e xhiros së tetë të Ligës së Dytë, Podujeva – Tefik Çanga ka lejuar në banken e zëvëndësuesve të qëndroj futbollisti i cili nuk figuroj ne protokol, si dhe për shkak se nuk ia ka ofruar skuadrës mysafire protokolin për ta nënshkruar. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Lojtari i KF “ Deçani” , Armatim Sylejmani nr fanellë 1 dhe nr ID 009950M03.Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligës së Dytë Kek-u-Deçani ndëshkohet me karton të kuq (reagim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajneri i KF “ Deçani” , Fisnik Papuqi nr identifikimi CL0449. Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligës së Dytë Kek-u-Deçani ndëshkohet me karton të kuq (min 90 gjuajtje me shishe). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy ) ndeshje të organizuara nga FFK.
Lojtari i KF “Arbëria “ , Getoar Rrustemi nr fanellë 25 dhe nr ID 013854M02. Në ndeshjen e xhiros së nëntë Kosova Vr –Arbëria ndëshkohet me karton të kuq ( sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Tefik Çanga “ , Mensur Livoreka nr fanellë 77 dhe nr ID 001618M92. Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligës së Dytë Tefik Çanga –Lepenci ndëshkohet me karton të kuq (nderhyrje), Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Dukagjini” , Kreshnike Ramaja nr fanele 33 dhe nr ID014414F05. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës –femra Dukagjni – Presingu ndëshkohet me karton të kuq ( godet direkt me dore lojtaren kundershtare ). Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjini-Presingu. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Lojtarja e KFF ” Vizioni” , Jehona Zeka nr fanele 5 dhe nr ID 011698F00. Në ndeshjen e xhiros së shtatë të Ligës së Parë –femra Vizioni-Ulpiana ndëshkohet me karton të kuq (godet në fytyrë lojtaren kundërshtare .Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Vizioni – Ulpiana. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Gjakova”, Ensar Haziri nr fanelle 16 dhe nr ID 03324M08. Në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së kadetëve Gjakova –Feronikeli 74 ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Feronikeli 74 “ , Ylberim Elshani nr fanelle 3 dhe nr ID 012344M07 . Në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës Gjakova-Feronikeli 74 ndëshkohet me karton të kuq (prekje e topit me dorë në vijën e portës). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës:
Krytrajneri i KF “ Mitrovica “ , Edmond Ujkani nr identifikimi 005744M01 . Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligës së Dytë Prizreni –Mitrovica (sjellje josportive para gjatë dhe pas ndeshjes ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “ Mitrovica” , Edmond Ujkani . Afati datë : 24.10.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 20.10.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 20.10.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku