Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.10.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së nëntë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Krytrajneri i KF “Mitrovica”, Edmond Ujkani nr identifikimi 005744M01. Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligës së Dytë Prizreni –Mitrovica (sjellje josportive para gjatë dhe pas ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Ekonomi i FC ”Feronikeli 74”, Elmi Limani nr ID.01489M65. Në min 86 të ndeshjes Feronikeli 74-Prishtina shkon për ta marrë një top prapa portës, në afërsi të tribunës ku ishin të vendosur tifo grupi prishtinas ”Plisat”, i provokon ata pastaj tifozët reagojnë duke hedhur kanaçe dhe shishe gjysmë të mbushura në drejtim të tij për çka ishte ndërprerë ndeshja, ndërkaq ekonomi ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74– Prishtina. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Presingu”, Alba Shabani nr fanele 12 dhe nr ID 0140081F06. Në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së femrave Llapi- Presingu në min e 9 të ndeshjes pas ndërhyrjes së palejuar lojtarja Alba Shabani godet lojtaren kundërshtare me shkelm nga pozita e shtrirë dhe për këtë veprim ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Presingu. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Jakova” Margita Delija, nr fanelle 8 dhe nr ID019400F06. Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligës së Parë të femrave Jakova –Liria ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Jakova-Liria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Drenica“, Eduard Gashi nr fanelle 9 dhe nr ID 006308M05. Në ndeshjen e xhiros së tetë të Ligës së Parë të juniorëve Drenica –Prizreni ndëshkohet me karton të kuq direkt (Sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
FC ”Prishtina”. Në min 86 të ndeshjes tifo grupi ”Plisat”, pasi ishin provokuar nga ekonomi vendas, gjuajnë kanaçe dhe shishe gjysmë të mbushura në drejtim të tij .Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Feronikeli 74 –Prishtina. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Përfaqësuesi për siguri të KF ”Vjosa” , Fatmir Jashari nr ID.028985M88. Sjellje josportive në min 38 të ndeshjes Vjosa – Ferizaj largohet nga fusha pasi që kishte shkelmuar konat. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vjosa – Ferizaj. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 25.10.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 25.10.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku