Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 31.10.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 11- të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 10-të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i KF ”KIKA ” , Premton Isufi nr fanelle 77 dhe nr ID.001220M02. Në min 93 të ndeshjes, fyen asistentin e dytë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 10-të të Ligës së Parë Grupi B Kika – Flamurtari . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Ramiz Sadiku” , Rron Raqi nr.fanellle 21 dhe nr ID.008670M02. Në min 18 të ndeshjes ndërhyrje në mënyrë të pakontrrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 10-të të Ligës së Parë Grupi B Vushtrria – Ramiz Sadiku . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari iKF ”Ulpiana” , Dorant Ahmetaj nr fanelle 12 dhe nr ID.002997M01.Në min 45+ të ndeshjes, ndërhyrje në mënyrë të pa lejuar jashtë zonës së rreptësis, si lojtar i fundit, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 10-të të Ligës së Parë Grupi B Prishtina e RE – Ulpiana . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC “Gjilani “ , Erd Surdulli nr fanelle 3 dhe nr ID 014670M07. Në ndeshjen e xhiros së 10-të , të Superligës së kadetëve Gjilani – Trepça’89 ndëshkohet me karton të kuq (sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 31.10.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 31.10.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku