Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.11.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13- të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 11-të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Drejtori sportiv i FC ”Prishtina”, Driton Krasniqi nr ID-032929M84. Në min 80 të ndeshjes sjellet në mënyrë jo sportive duke protestuar, ofenduar dhe pa ndërprerë gjyqtarin kryesor për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – LLapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Prishtina”, Muhamed Useini nr fanele 22 dhe nr ID-015539M88. Në min 46 të ndeshjes ndërhyrje e pakontrrolluar ndaj lojtarit kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – LLapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Lojtari i KF ”Rilindja 1974”, Arber Maznikolli nr fanelle 7 dhe nr ID.005681M01. Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin ende në fushën e lojës, hyn në fushë ofendon rgjyqtarët e ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix – Rilindja 1974. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Drejtori sportiv i KF ”Rilindja 1974”, Tahir Shala nr LNJ.1009672147. Pas përfundimit të ndeshjes, hyn në fushën e lojës, ofendon zyrtarët e ndeshjës dhe FFK-në. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix – Rilindja 1974. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Lojtari i KF ”Vllaznia ” (P) , Erblir Avdiu nr fanele 2 dhe nr ID.002782M96. Në min 52 të ndeshjes luan me dorë në zonën e rreptësisë duke mohuar kundërshtarit mundësinë e shënimit të golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P) – Ferizaj. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës :
FC ”Prishtina”. Në min 1, 2, 8, 9, 10, 16, 26, 28, 68, 69, 72, 70, 75, 77 dhe 78 si dhe pas përfundimit të ndeshjes, tifo grupi ”PLISAT”, ndezin dhe hudhin mjete piroteknike prapa portës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqëusesi për siguri i FC “ Prishtina “ . Afati datë 10.11.2023 ora 13:00.
Kryetari i KF ”Ulpiana” , Jeton Gashi nuk posedoj ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë hyn në zhveshtore të gjyqtarëve, fyen, ofendon rëndë dhe tenton ta godas gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vushtrria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KF “Ulpiana“, Jeton Gashi. Afati datë 10.11.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.11.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 08.11.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku