Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.11.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13- të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 11-të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
FC ”Prishtina”. Në min 1, 2, 8, 9, 10, 16, 26, 28, 68, 69, 70, 72, 75, 77 dhe 78 si dhe pas përfundimit të ndeshjes, tifo grupi ”PLISAT”, ndezin dhe hudhin mjete piroteknike prapa portës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recidivist).
Kryetari i KF ”Ulpiana” , Jeton Gashi nuk posedoi ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë hyn në zhveshtore të gjyqtarëve, fyen, ofendon rëndë dhe tenton ta godas gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër) ndeshje të organizuara nga FFK.
Lojtari i SC ”Gjilani”, Omer Shemshiji nr fanelle 16 dhe nr ID 005692M02. Në ndeshjen e xhiros së 11-të, të Bon Voyage Superliga U 21 Prishtina-Gjilani ofendon dhe shan në mënyrë më të rëndë të mundshme gjyqtarin kryesor me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Omer Shemshiji kërkon arsye pas ndëshkimit ku më pas për herën e dytë shan dhe ofendon me fjalë më banale. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Portieri i SC ”Gjilani”, Rrezon Matoshi nr fanelle 12 dhe nr ID 005832M04. Në ndeshjen e xhiros së 11-të, të Bon Voyage Superliga U 21 Prishtina-Gjilani ndërhyn me dy këmbë ndaj lojtarit kundërshtar jashtë zonës së 16-metershit duke i mohuar rast të pastërt për shënim te golit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 10.11.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 10.11.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku