Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.11.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14- të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 12-të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i KF “ Tefik Çanga “ , Thesar Ismaili nr fanelle 20 dhe nr ID 003956M01. Në ndeshjen e xhiros së 13-të , të Ligës së Dytë Sharri – Tefik Çanga , ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtarja e KFF ”Kosova VR” , Donesa Bajrami nr fanele 14 dhe nr ID 012501F07 . Në ndeshjen e xhiros së 9-të , të Ligës U 17 –femra Kosova VR – Bazeli , ndëshkohet me karton të kuq (start i pakontrolluar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF “ Flamurtari “ , Veton Sinani nr fanelle 7 dhe nr ID 012392 M06. Në ndeshjen e xhiros së 12-të , të Superligës së juniorëve 2 Korriku – Flamurtari , ndëshkohet me karton të kuq (ofendim –sharje ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF “ Fushë Kosova “ , Albion Durmishi nr fanelle 8 dhe nr ID 003191M05. Në ndeshjen e xhiros së 12-të , të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Vjosa , ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF “ Vjosa “ , Ilmi Ahmeti nr fanelle 20 dhe nr ID 009318 M06 . Në ndeshjen e xhiros së 12-të , të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Vjosa , ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.11.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 14.11.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku