Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me date 16,10.2014 ( ditë e enjtë ora 15,00 ) shqyrtoi inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave për Ligat e dyta dhe kategoritë e juniorëve , për lojtaret e padisiplinuar pas zhvillimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
ZYLFI AZEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ Tefik Qanga “ nga terni i Ferizajit me numër të librezës 2058/14 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë grupi ; Tefik Qanga – Besëldihja ( në mungesë të deklaratës vetanake );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lendës ( vendimin përfundimtar ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar; Zylfi Azemi, afati 20.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
BLERIM GASHI ; lojtari klubit të futbollit “ Tefik Qanga “ nga terni i Ferizajit me numër të librezës 6297 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10 , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë Grupi b; Tefik Qanga – Beselidhja ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit. ) Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Blerim Gashi, afati date 20.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
NAIM BUNJAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina me numër të librezës 1657/13 dhe i licencuar në federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së ; VI- të Ligës së dytë grupi ; B ; Tefik Qanga – Besëlidhja ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Pa të drejtë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SHKODRAN ZHINOPOTOKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtinë me numër të librezës 1/2077 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë grupi ; B ; Tefik Qanga – Besëlidhja ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për’ 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ALBERT KASTRATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Galaksia “ nga Gjilani me numër të librezës 9768 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, i ndëshkuar me karton të kuq ( tentim sulmi në gjyqtarin e takimit ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll grupi; b ; 18 Korriku – Galaksia e zhvilluar në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata vetanake e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
IZET REXHEPI ; lojtar i klubit të futbollit “ Vicianumi “ nga Vushtrria me numër të librezës ; 1448 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo korrekte ndaj gjyqtarit – shtyrje ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë grupi : Vicianumi – Lugu i Baranit, në mungesë të raporteve dhe deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar IzeT Rexhepi , afati date 20.10.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
VISAR BEKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të librezës 7677 dhe i licencuar më federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Prishtina – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëce dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit për ankesa – shakallës së dytë , në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date, 17.10.2014, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 16.10.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v