Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.11.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 13-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Kryetrajneri i KF ”Kika” , Mërgim Kastrati nr ID.001933M94. Në ndeshjen Vjosa – Kika ne minuten 85 të ndeshjes, nga bankina mysafire ofendohet rëndë gjyqtari kryesor i ndeshjes dhe pas refuzimit të kërkesës për bashkpunim në identifikimin e personit që ofendoj, gjyqtari kryesor ndëshkoj me karton të kuq direkt kryetrajnerin e KF ”Kika”, Mërgim Kastrati.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa-Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF ”Vllaznia P”, Elbasan Jakupi me nr. fanelle 8 dhe nr ID.001003M92. Në ndeshjen Vllaznia (P) – Vushtrria min 34 të ndeshjes shtyrje e ndërsjellt me lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P) – Vushtrria . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Vushtrria ” , Paulo Cezar me nr fanelle 30 dhe nr ID.033347M98. Në ndeshjen Vllaznia (P) – Vushtrria, min 34 të ndeshjes shtyrje e ndërsjelltë me lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P) – Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Liria”, Muhamed Krasniqi nr fanelle 4 dhe nr ID 002113M04. Në ndeshjen e xhiros së 14-të të Bon Voyage Superligës U 21 Liria –Prishtina në min 33-të ndëshkohet me karton të kuq direkt, pasi që si lojtar i fundit shkakton ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar duke penguar realizimin e golit të pastërt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 28.11.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 28.11.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku