Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.12.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 16- të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 14-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

KF ”Rilindja 1974 ”. Lëshim në organizimin. Pas përfundimit të ndeshjes, një person i pa autorizuar hyn në fushën e lojës dhe e kap dhunshëm në qafë krytrajnerin e ekipit mysafir. Pastaj shkaktohet një rrëmujë në të cilën përfshihen të dy ekipet, mirëpo pas ndërhyrjes së policisë situata qetësohet. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes të Grupi A Rilindja 1974-Rahoveci . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i FC ” Liria ” , Melos Zenunaj nr fan 33 dhe nr ID 010667M00. Në ndeshjen e Liria – Gjilani në min e 24-t si lojtar i fundit shkakton ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar dhe pengon një mundësi shënimi të golit për çka ndëshkohet me karton te kuq direkt. Sipas raportit te referit kryesor te ndeshjes Liria –Gjilani. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Feronikeli 74“ , Albion Hajrizi nr fanelle 12 dhe nr ID 034397M08. Në ndeshjen e xhiros së 15-të të Superligës së kadetëve ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellë), në ndeshjen Feronikeli ‘74 – Gjilani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Gjilani“ , Lis Qerimi nr fanelle 9 dhe nr ID 0162M08. Në ndeshjen e xhiros së 15-të të Superligës së kadetëve ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellë), në ndeshjen Feronikeli’74 – Gjilani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Prizreni “ , Endrit Maloku nr fanelle 1 dhe nr ID 008659M03 Në ndeshjen e xhiros së 15-të të Ligës së Dytë Prizreni-Lepenci ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajner i KF “ Opoja “ , Rijad Vejseli nr GC-0021. Në ndeshjen e xhiros së 15-të të Ligës së Dytë Opoja – Deçani ndëshkohet me karton të kuq (fyrje ndaj gjyqtarit ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “ Ferizaj “ , Donat Meha nr fanelle 5 dhe nr ID 004946M06. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së juniorëve Ballkani – Ferizaj ndëshkohet me karton të kuq direkt .(kacafytje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ballkani “ , Albion Bahtijari nr fanelle 77 dhe nr ID 000398M05. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së juniorëve Ballkani – Ferizaj ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës :

Nd/trajneri i KF “ Lepenci “ , Rakip Dema nr ID 033515M69. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë Lepenci- Rilindja ndëshkohet me karton të kuq (pas përfundimit të ndeshjes sulm ndaj lojtarit kundërshtar) . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd/trajneri i KF “ Lepenci “ , Rakip Dema. Afati datë 12.12.2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejt ushtrimi te detyres zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Lojtari i KF “ Sharri “ , Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë ndëshkohet me karton të kuq ( grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “ Sharri “ , Driton Loku . Afati datë 12.12.2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejt loje deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 05.12.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 05.12.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku