Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.12.2023, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të 1/16 të Kupës së Kosovës edicioni 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

Lojtari i FC “ Malisheva“, Flamur Gashi nr fanelle 12 dhe nr ID : 000164M00. Pas përfundimit të ndeshjes 1/16 të Kupës së Kosovës Malisheva – Kika, sa ishin ende në fushë pati sjelle josportive ndërmjet lojtarit të FC” Malisheva” Flamur Gashi dhe lojtarit të KF “Kika” Besfort Emini, të cilët janë ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Kika ” Besfort Emini nr fanelle 10 dhe nr ID:002761M99. Pas përfundimit të ndeshjes 1/16 të Kupës së Kosovës Malisheva – Kika, sa ishin ende në fushë pati sjellje josportive ndërmjet lojtarit të FC” Malisheva” Flamur Gashi dhe lojtarit të KF “Kika” Besfort Emini të cilët janë ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.12.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 08.12.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku