Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i KF “Sharri“, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 1 vit mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Nd/trajneri i KF “Lepenci“, Rakip Dema nr ID 033515M69. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Lepenci-Rilindja ndëshkohet me karton të kuq (pas përfundimit të ndeshjes tentim sulmi ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 3 (tre) ndeshje të organizuara nga FFK.

Fizioterapeuti i FC ”Malisheva”, Ali Bytyqi nr ID 017040M92. Në min 90+5 është ndëshkuar me karton të kuq direkt, pasi që ka fyer ekipin e gjyqtarëve dhe i njëjti pas përjashtimit vazhdon me fyrje ndaj gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Liria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Hapje e Procedurës :
FC ”Llapi”. Tifozët vendas ”Legjendat”, në min 26, 34 dhe 71 hedhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushë, prapa portës në anën veriore dhe afër bankinës mysafire, ndërkaq në minutat 10, 11, 20, 26, 34, 40, 53, 67 dhe 76 ofendojnë në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Llapi“. Afati datë 20.12.2023 ora 13:00.

SC ”Gjilani” Tifozët vendas ”Skifterat”, në min 26 dhe 34 fyejn në grup lojtarin e FC ”Drita”, Albert Dabiqaj si dhe në min 68 dhe 81 fyejn në grup ekipin e FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Drita dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i SC “Gjilani“. Afati datë 20.12.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 15.12.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 15.12.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku