Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.12.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17-të dhe 18-të të Albi Mall Superligës, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC “Llapi”. Tifozët vendas ”Legjendat”, në min 26, 34 dhe 71 hedhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushë, prapa portës në anën veriore dhe afër bankinës mysafire, ndërkaq në minutat 10, 11, 20, 26, 34, 40, 53, 67 dhe 76 ofendojnë në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

SC ”Gjilani” Tifozët vendas ”Skifterat”, në min 26 dhe 34 fyejn në grup lojtarin e FC ”Drita”, Albert Dabiqaj si dhe në min 68 dhe 81 fyejn në grup ekipin e FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Drita dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Hapje e Procedurës:

FC ”Ballkani ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Para fillimit të ndeshjes, tifo grupi i FC ”Ballkani”, kanë fyer në kor skuadrën mysafire me fjalë më të ulta dhe të njejtat ofendime i përsërisin edhe në minutat 13 dhe 46. Në min 67, nga të njëjtit hedhet një shishe PVC në fushë, por fatmirësisht nuk e godet askënd. Pas përfundimit të ndeshjes derisa gjyqtarët ishin ende në fushë, një person i paautorizuar i afrohet gjyqtarëve duke kërkuar sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Ballkani“. Afati datë 22.12.2023 ora 13:00.

Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes, pa të drejtë futet në fushën e lojës edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe nga gjyqtarët kërkon sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit të FC”Ballkani” , Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga videoanalisti i FC “Ballkani“ , Ardi Kabashi . Afati datë 22.12.2023 ora 13:00.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, ofendon dhe ironizon gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani – Prishtina dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajnerii FC “Ballkani“, Ilir Daja . Afati datë 22.12.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 20.12.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 20.12.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku