Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.02.2024, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8 të Kupës së Kosovës edicioni 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

Lojtari i FC ”Prishtina”, Kushtrim Gashi nr fan 8 dhe nr ID 001270M92. Në min 18-të të takimit Gjilani –Prishtina, lojtari me nr 8 Kushtrim Gashi bënë ndërhyrje të palejushme ndaj lojtarit kundërshtar duke hequr mundësi të pastërt të shenimit të golit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Prishtina. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Vëllaznimi”, Caner Gzim nr fan 21 dhe nr ID 001620M94. Në min 88-të të takimit Ballkani-Vëllaznimi, lojtari me nr 21 Caner Gzim nderhyn si lojtar i fundit në lojtarin kundershtar golit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 09.02.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 09.02.2024
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku