Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.02.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të të Albi Mall Superligës edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E :

FC ”Prishtina”. Në min 8, 11 dhe 17 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Feronikeli 74 . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KF ’Liria’. Në min 35 të ndeshjes nga tribuna, simpatizuesit e KF ”Liria”, godasin me shkrepës në shpinë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Liria-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetrajnerit të KF ”Dukagjini ”, Armend Dallku nr ID 000613M83. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes (kishte 4 kartona të verdhë), i njejti ishte prezent për 2 , 3 minuta në tunelin e stadiumit. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Malisheva dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 16.02.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 16.02.2024
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku