Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.10.2014 ( ditë e martë ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të Raiffeisensuperligës dhe Ligës së parë të Kosovës në futboll dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
1. FIDAN HAXHIU ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të licencës 06, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për sjellje josportive ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; X-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Trepça e zhvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata vetanake );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjetë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
2. NAIM SOJEVA : përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj , për sjellje josportive drejtuar vëzhguesit të takimit Agim Kastrati para dhe pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; X-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Vëllaznimi e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratës vetanake;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha dëtyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pezulluar z Naim Sojeve, afati datë 23.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
3. LIRIDON LECI ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 3984 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3 për ndëshkim me karton të kuq ( fjalosje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Hajvalia – Prishtina e zhvilluar në Kizhnicë ( Raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje ; për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
4. VIKTOR KUKA; lopjtar i klubit të futbollit “ Prishtina nga Prishtina me numër të librezës sportive 1/755 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, për ndëshkim me karton të kuq ( fjalosje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Hajvalia – Prishtina e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
5. ROLAND DURAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me numër të librezës sportive 02602 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Ferizaj – Vëllaznimi e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës së lojtarit;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Roland Duraku , afati datë 23.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
6. AFRIM MZIU; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive ; 7708 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit të përjashtuar;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar ) Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar Afrim Mziu, afati datë 23.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
7. NAZMI RAMA ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 57, për sjellje jo korrekte ( reagim në vendimin e gjyqtarit pas ndëshkimit të lojtarit më karton të kuq ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; Istogu – Besa e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raporti i vëzhguesit ) në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë z Nazmi Rama, afati datë 23.10.2014 ( Rregullorja dfispilinore neni 31 )
8. KF “ ISTOGU “ nga Istogu për lëshime të pjesërishme në organizim, pas përfundimit të ndeshjes ( tentim sulmi i disa personave nga shikuesit në gjyqtarin kryesor të takimit Hajriz Hajdari ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga klubi i futbollit “ Istogu “ nga Istogu – përsoni për siguri lidhur me rastin e potencuar, afati datë 23.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
9. ASTRIT IMAMI : ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Besa “ nga peja i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 08, për sjellje josportive ( ofendime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Besa e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave – vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri Astrit Imami , afati datë 23.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
10. AGIM MALIQI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia , i licëncuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 72, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Hajvaila – Prishtina e zhvilluar në Kizhnicë, ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës plotësuese; i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ). Kërkohet deklarata plotësuse nga ndihmëstrajneri Agim Maliqi, afati datë 23.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në kët vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 21.10.2014, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 21.10.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.