Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.02.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 15-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B si dhe ndeshjeve të xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U21 edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i KF “Dukagjini“, Besir Iseni nr fanale 4 dhe ID035976M00. Në min 4-t të ndeshjes, luan me dorë në zonën e rreptësisë, duke i mohuar mundësinë për gol lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi- Dukagjinin dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Malisheva”, Enes Morina nr fanele 1 dhe nr ID 003587M04. Në min 90-të ndëshkohet me karton te kuq direkt (ofendon rëndë lojtarin vendas me nr 8 Florent Behrami. Sipas raportit gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 LLapi- Malisheva. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Liria”, Suhejb Berisha nr fanele 33 dhe nr ID 004399M03. Në min 41-të ,pas nje dueli me lojtarin kundershtar shkelmojnë njeri tjetrin me këmb dhe pastaj shtyhen mes vete ku dhe janë ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 Liria – Gjilani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC ”Gjilani”, Lorent Rafuna nr fanele 19 dhe nr ID 004532M04. Në min 41-të ,pas nje dueli me lojtarin kundershtar shkelmojnë njeri tjetrin me këmb dhe pastaj shtyhen mes vete ku dhe janë ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 Liria – Gjilani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedures:
Kryetrajneri i FC ”Malisheva”, U21 Kushtrim Krasniqi me nr ID 003670M89. Në min e 90-të ndëshkohet me karton te kuq direkt ka ofenduar asistenten e parë F.Govori me fjalët: ” Kush ju ka dhene këto stema edi unë qysh ke ardhë deri këtu ” etj. Vlen të ceket se i njejti ka protestuar gjatë gjithë kohës pa arsyje dhe ka qenë i ndëshkuar edhe me karton të verdhë në min e 64 për kundërshtim. Sipas raportit gjyqtarit kryesor , asistentes së parë dhe delegatit të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 LLapi- Malisheva . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “ Malisheva “ , U 21 Kushtrim Krasniqi . Afati datë 27.02.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë ushtrimi të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 21.02.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 21.02.2024
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku