Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.02.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 21-të, 22-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 16-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Kryetrajneri i FC ”Malisheva”, U21 Kushtrim Krasniqi me nr ID 003670M89. Në min e 90-të ndëshkohet me karton te kuq direkt ka ofenduar asistenten e parë F.Govori me fjalët: ” Kush ju ka dhënë këto stema edi unë qysh ke ardhë deri këtu ” etj. Vlen të ceket se i njëjti ka protestuar gjatë gjithë kohës pa arsye dhe ka qenë i ndëshkuar edhe me karton të verdhë në min e 64 për kundërshtim. Sipas raportit gjyqtarit kryesor , asistentes së parë dhe delegatit të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 LLapi- Malisheva . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF ”Ulpiana 1926”, Albion Murturi nr fan 16 dhe nr ID 007388M04. Në min 80-të shkakton ndërhyrje të palejushme për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kreysor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj –Ulpiana 1926. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Phoenix’, Florent Hyseni nr fanelle 21 dhe nr ID 009587M03. Në min e 64-t të ndeshjes gjatë një dueli për top mes lojtarit vendas me nr fanelle 77 dhe lojtarit mysafir me nr fanelle21, lojtari vendas i KF ” Drenica”, shakton faul. Pas sinajlizimit të faulit për FC ”Phoenix” dhe momentit kur gjyqatari bëhët gati për ta ndëshkuar lojtarin nikoqir, në afekt dhe me nervoz e sipër lojtari i FC ”Phoenix” Florent Hyseni nr fanelle 21 ndërhyn në lojtarin kundershtar, pas kësaj sjellje ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi A Drenica- Phoenix. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Zyrtari i FC ’Trepça 89′, Even Zeka nr ID 023229M02. Në min 82-te të ndeshjes e ka fyer gjyqtarin asistent për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi A Dinamo-Trepça ’89. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF ”Trepça”, Nicolas da Silva nr fanelle 5 dhe nr ID 032544M99. Në min e 48-te ndeshjes lojtari vendas me nr fanelle 5 ka shkaktuar ndërhyrje në lojtarin kundështar për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi A Trepça-Istogu. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

FC “Prishtina“. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Nuk siguron mbledhësit e topave (fëmijët) para, gjatë dhe deri në përfundimin e ndeshjes, sipas rregullores së garave. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina –Malisheva. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recediv).

FC ”Drita” .Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min e 84-t pas ndëshkimit të kryetrajnerit të ekipit vendas Zekirja Ramadani, është hedhur një shishe PVC e zbrazët në fushën e lojës, ndërsa pak para përfundimit të ndeshjes, nga publiku hudhen 2-3 topa në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita –Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani nr ID001422M78. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes, akuzon gjyqtarët për referim skandaloz dhe dëmtimin e ekipit të tij. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një akcioni të mysafirve dhe e kishte kërcnuar gjyqtarët: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”. Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Delegati i ndeshjes Drita–Ballkani, Agim Hasani. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarëve ishin në zhveshtoren e tyre, lejon kryetarin e ekipit mysafir të FC ”Ballkani” Arsim Kabashi, të hyjë në zhveshtore edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime dhe e kishte kërcnuar gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i KF”Ulpiana 1926”, Enes Hajrullahu nr fanelle 15 dhe ID.014222M07. Është evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe është aktivizuar pa të drejt loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B Ferizaj–Ulpiana 1926. Lirohet nga procedura.

Hapje e Procedurës:
KF ”Ulpiana 1926”. Evidenton në protokolin zyrtar të ndeshsjes dhe aktivizon në lojë lojtarin Enes Hajrullahu nr fanelle 15 dhe ID014222M07, pa të drejtë loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj – Ulpiana 1926. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga personi zyrtar i KF “Ulpiana 1926”. Afati datë 05.03.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 28.02.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 28.02.2024
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku