Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.03.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 22-të dhe 23-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 17-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i KF ”Vjosa”, Muhamed Dubova nr fan 21 dhe nr ID 000690M01. Në min 29-të pas shënimit të golit nga vendasit lojtari i KF ”Vjosa”, M.Dubova dhe portieri i KF ”Ulpiana 1926”, A Tershani përleshen (grushtime) mes veti për çka gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raifaisen Liga e Parë Grupi B, Vjosa-Ulpiana 1926. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Ulpiana 1926”, Albin Tershani nr fan 1 dhe nr ID 000697M05. Në min 29-të pas shënimit të golit nga vendasit lojtari i KF ”Vjosa”, M.Dubova dhe portieri i KF ”Ulpiana 1926”, A. Tershani përleshen (grushtime) mes veti për çka gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Ligës së Parë Grupi B Vjosa-Ulpiana 1926. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Sharri” , Besnik Brava nr fanelle 7 dhe nr ID 007596M05 . Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë Sharri –Lepenci në minutën 90 ndëshkohet me karton të kuq (grushtim me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Sharri “ , Ardit Ballazhi nr fanelle 4 dhe nr ID 007532M04. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë Sharri –Lepenci në minutën 90 ndëshkohet me karton të kuq . (grushtim me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Sharri”, Endrit Ballazhi nr fanelle 12 dhe nr ID 016002M02 . Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë Sharri –Lepenci në minutën 90 ndëshkohet me karton të kuq (grushtim dhe shkelmim në lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Lepenci” , Altin Salihu nr fanelle 19 dhe nr ID 021002M03. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë Sharri –Lepenci në minutën 90 ndëshkohet me karton të kuq (grushtim me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Lepenci”, Ardi Thaqi nr fanelles 4 dhe nr ID 008982M02. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë, Sharri–Lepenci në minutën e 90 ndëshkohet me karton të kuq (grushtim me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Lepenci“, Elion Berisha nr fanelle 12 dhe nr ID 009352M01. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë Sharri –Lepenci në minutën e 90-të ndëshkohet me karton të kuq (grushtim me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KF ”Ulpiana 1926”. Evidenton në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe aktivizon në lojë lojtarin Enes Hajrullahu nr fanelle 15 dhe ID014222M07, pa të drejtë loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj – Ulpiana 1926. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Hapje e Procedurës:
KF Sharri për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së javës 17-të të Ligës së Dytë, Sharri – Lepenci zhvilluar me 03.03.2024 në Han të Elezit. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “Sharri”. Afati datë 08.03.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 05.03.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 05.03.2024

Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku