ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 22.10.2014 ( ditë e merkurë ) ora 15,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave për Ligat e dyta dhe kategoritë e juniorëve , pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve, konform Dispozitava të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E
 
1.ZYLFI AZEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ Tefik Qanga “ nga Terni i Ferizajit me numër të librezës sportive 2058/14 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë grupi ; b, për kategorinë e seniorëve ; Tefik Qanga – Besëlidhja e zhvilluar në Tern të Ferizajit ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disipinore neni 38 paragrafi 3.
2.BLERIM GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Tefik Qanga “ nga Terni i Ferizajit, me numër të librezës sportive 6297 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë grupi b – kategoria e seniorëve ; Tefik Qanga – Besëlidhja e zhvilluar në Tern të Ferizajit ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
3.IZET REXHEPI; lojtar i klubit të futbollit “ VICIANUMI “ nga Vushtrria , me numër të librezës 1448 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo korrekte ndaj gjyqtarit – shtyerje ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të Ligës së dytë grupi ; A për kategorinë e seniorëve ; Vicianumi – Lugu i Baranit e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të federates së Futbollit të Kosovës date 24.10.2014, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 22.10.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.