Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me date 24.10.2014 ( ditë e premtë – ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar për të padisiplinuarit dhe për të njejtat duke u bazuar në raportet shtesë të zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
NAIM SOJEVA ; zyrtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar , për manifestim të sjelljeve josportive, para dhe pas përfundimit të ndeshjes ndaj vëzhguesit z Agim Kastrati nga Karaqeva ,në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Vëllaznimi e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaraata plotësuese e zyrtarit të pezulluar );
DENOHET
me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
ROLAND DURAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të librezës sportive 02602 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Vëllaznimi e zhvilluar në stadiumin ‘ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet shtesë të zyrtarëve si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
AFRIM MZIU ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica , me numër të librezës sportive 7708 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë, (raportet shtesë të zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje , zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
NAZMI RAMA ; kryetrajner i klubit të futbollit “ ISTOGU “ nga Istogu në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje jokorrekte ( reagim ne vendimin e gjyqtarit kryesor pas ndëshkimit të lojtarit me karton të kuq ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Besa e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet shtesë të zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit në procedure );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KF “ ISTOGU “ nga Istogu , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime të pjesërishme në organizim të ndeshjes ( pas përfundimit të ndeshjes disa persona nga spektatoret e tubuar në stadium tentuan që ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të takimit Hajrzi Hajdarin, por me intervenim të shpejt nga ana e nikoqirit situate u vendos nën kontroll ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Istogu – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëve dhe rapoprtet shtesë nga klubi i futbollit “ Istogu “ );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2
ASTRIT IMAMI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 08, në Federatën e Futbollit të Kosovës, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Hajriz Hajdari ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Besa e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet shtesë të zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit në procedure ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
AGIM MALIQI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 72, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Prishtina e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet shtesë të zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit në procedure ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 2.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 24.10.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d. v.