Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.10.2014 ( ditë e premtë ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e datës 28.10.2014 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve si dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
KF “ ULPIANA “ nga Lipjani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për mospërmbushjen e obligimeve financiare ( mospagimin e shpenzimeve ) për vëzhgues, gjyqtar dhe kontrollor për ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Lipjan – rasti është recidiv ( raportet shtesë të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 61 paragrafi 1 pika 2 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë , nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishem – 30.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.)
ARMEND MIFTARI ; lojtar i klubit të futbollit “ Vllaznia “ nga Pozharani me numër të librezës sportive 02821 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për , për shqelmim të lojtarit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes si dhe manifestim të sjelljeve joportive drejtuar spektatorëve në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 Korriku – Vllaznia , e zhvilluar në Prishtinë ( raportet shtesë dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SENAD ARIFI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci me numër të licencës 43, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për udhëheqje të ekipit pa posedim të Licencës përkatëse ( mungesa e licencës ; B ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Rahoveci, e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Klubi i futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind euro ) në bazë të Propozicioneve të Garave neni 19 paragrafi 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë , nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm – 30.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
SHYQERI ZEQIRAJ ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Deqani “ nga Deqanii licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 440, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga hapsira teknike – pankina e lojtarëve rezervë ( kundërshtim në vendimin e gjyqtarit kryesor ) gjatë ndeshjes së javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Deqani – Llapi e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese ) ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm – 30.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 11 ).
TAHIR BATATINA ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 156, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mosposedim të licencës “ B “ në udhëheqjen e ekipit për ndeshjen zyrtare të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve java e XI-të ; Deqani – Llapi e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( rasri është recidiv – raportet e zyrtarëve ) ;
DENOHET
Klubi i futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind euro ) në bazë të Propozicioneve të garave neni 19 paragrafi 1.Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë , nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm – 30.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
ALTIN MUHAXHIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me numër të librezës sportive 6760 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 31 , për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drenica – Vëllaznimi e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ADNAN HYSENI ; kryetar i klubit të futbollit të futsallit “ Besa “ nga Peja , në procedurë të riperseritur nga ana e komisionit të garave për futsall, për manifestim të sjelljeve joportive në ndeshjen e parë finale të Kupes së Kosovës për futsall ; Liburni – Besa e zhvilluar në Gjakovë me datë 16.06.2014 ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm – 30.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në kët vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të ketij vendimi në Buletinin Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 30.10.2014. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 30.10.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.