Komisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me date 20.11.2014 , shqyrtoi inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga javet e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , konform Displozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
ARBNOR ZEQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 1334/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9 në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar për ndëshkim me karton të kuq ( kacafutje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XIII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; LLapi – Prishtina e zhvilluar në Podujevë ( raportet e zyrtarëve – deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KUSHTRIM SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina, nga Prishtina me numër të librezës sportive 268/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Llapi – Prishtina e zhvilluar në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe daklarata plotësuese ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ENVER SERMAXHAJ : lojtar i klubit të futbollit “ Kamenica “ nga Kamenica me numër të librezës sportive 908 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër; 12, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë jashtë zones së rrezikimit ) në ndeshjen e javës së X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Bashkimi – Kamenica ; Grupi b ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BUJAR ZEJNAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Irzniqi i Deqanit, me numër të librezës sportive 9340 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedure të hapur, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor në ndeshjën e ndërprerë të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; A; Besa – Lugu i Baranit ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 51 paragrafi 2 pika 1.
GZIM MORINA ; lojtar i klubit të futbollit “ 18 Korriku “ nga Fortesa e Rahovecit me numër të librezës sportive 854 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2,në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sulm në gjyqtarin e ndeshjes së ndërprerë të javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; B Tefik Qanga – 18 Korriku ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET;
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 1 ( një ) vit, për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federates së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 51 paragrafi 2 pika 1
VALDET HOTI ; lojtar i klubit të futbollit “ !* Korriku “ nga Fortesa e Rahovecit me numër të librezës sportive 12771 dhe i licëncuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sulm fizik në gjyqtarin e ndeshjës së ndërprerë të javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi; B Tefik Qanga – 18 Korriku ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë lojë në kohëzgjatje për ; 1 ( një vit ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 51 paragrafi 2 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga dita e pranimiot, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 20.11.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni disiplinor – shkalla e pare
Prishtinë, date 25.11.2014
Komisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me date 25.11.2014, shqyrtoi inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit si dhe procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E ;
MENSUR MAXHUNI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga hapsira teknike ( pankina ) nga ana e gjyqtarit ( reagim në vendimet e asistentit të pare ) gjatë ndeshjës së javës së XV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Llamkos Kosova – Besa e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 3984 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Ferizaj e zhvilluar në Kishnicë ( raporet shtesë dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ERDIN HASHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia, me numër të librezës sportive 5063 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, për ndëshkim me karton të kuq për sjellje josportive ( fyerje e asistentit të pare ) në ndeshjën e javës së ; XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Ferizaj e zhvilluar në Kishnicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar (
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e parnimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 25.11.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni disiplinor – shkalla e pare
Prishtinë, date 05.12.2014
Komisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e vet të mbajtur me date 05.12.2014 ditë e premtë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese për të njejtat, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
FITIM KRUSHA ; lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni me numër të librezës 5292 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, ,në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje josportive ( pas përfundimit të ndeshjes në hyrje të zhveshtoreve shqelmon gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll – rrethi i pare ; LIRIA – BESA e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( materiali shtesë dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja lidhur me rastin );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4.
KF “ DRITA “ nga Gjilani, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mospërmbushje të obligimeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes së Digital Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i pare ; Drita – Vllaznia ( Pozharan ) , në mungesë të raporteve mbetet në
PROCEDURË DISIPLINORE
Deri në mbledhjen e ardhshme date 12.12.2014 . kërkohet nga klubi i futbollit “ Drita “ nga Gjilani në përmbushjen e obligimeve të pa kryera ndaj zyrtarëve të ndeshjes së lartëshenuar, afati date 12.12.2014, në të kundërten komisioni do të aplikojë nenin 61 paragrafi 1 pika 2 e Rregullores disiplinore .
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të federates së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 05.12.2014 Kryetari; Dukagjin Zefi d. v.