Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.03.2015 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave të Raiffeisensuperligës dhe Ligës së pare , për të padisiplinuarit gjatë gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjeve të javës së ; XVIII-të të Raiffeisensuperligës dhe javës së; XVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Displozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
TAHIR LUSHTAKU ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj me numër të librezës ; 111, për manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Vëllaznimi e zhvilluar me date 14.03.2015 në Istog, ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ).
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( plotësimin e provave ) Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj; Tahir Lushtaku, afati date 19.03.2015 – ora 10,00 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ) KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku , për lëshime të pjesërieshme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepepnci – 2 Korriku e zhvilluar në Ferizaj me date 15.03,2015 (raporte e zyrtarëve të ndeshjes ) i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet raport zyrtar nga klubi i futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku – gjëgjësisht nga përsoni për siguri ; Ismet Kuka lidhur me lëshimet në organizimin e ndeshjes. Afati date 19.03.2015 (Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve ) nga data e publikimit të këtij vendimi, gjegjësisht pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 17.03.2015
Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.