ffk-llogofinKomisioni Disiplinor  i shkallës së parë, në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.03.2015 ditë e martë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisensuperligës dhe Ligës së pare të Kosovës në futboll të zhvilluara me date 21-22.03.2015 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , konform Dispozitave të rregullores Disiplinore sejlli këto ;

V  E  N  D  I  M  E  :


KF “ DRENICA “
nga Skënderaj për lëshime të pjesërishme  në organizimin e ndeshjes së javës së ; XIX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futbioll për kategorinë e seniorëve ; Drenica – Besa e zhvilluar më date 21.03.2015 në stadiumin e qytetit “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( pas përfundimit të takimit sulmohet lojtari mysafirë  me numër 13 nga ana e shikuesve, ku si rrjedhojë  pati prangosje e dy shikuesve nga ana e shërbimit policor të Kosovës ). Në mungesë të raporteve të zyrtarëve i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës  ( grumbullimin e provave ) – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga përgjegjësi për siguri  i asaj ndeshje z . Shemsi Maksuti, afati date 26.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XIX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Prishtina  e zhvilluar më date 22.03.2015  në stadiumin e qytetit “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( kërcnime drejtuar gjyqtarëve para fillimit të takimit në hyrje të stadiumit, si dhe shqelmimet e vetures – raprtet fillestare të zyrtarëve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE;
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ) – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklaratë plotësuese nga përgjegjësi për siguri nga kjo ndeshje z. Avni Shabani, afati date 26.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
AFRIM  VISOKA ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të librezës sportive  2774 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  2, për ndëshkim me karton të kuq ( sharje dhe pështyrje në fytyrë  lojtarit rival ) në ndeshjen e javës së ; XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Liria  e zhvilluar më date 21.03.2015 në stadiumin e qytetit “ Agron Rama “ në Kastriot ( në mungesë të deklaratës );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të  komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i përjashtuar Afrim Visoka, afati date 26.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
KASTRIOT  BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Klina me numër të librezës sportive  11084 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( reagim në vendimin e gjyqtarit kryesor  – shtyerje me dorë ) në ndeshjen e javës së ; XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Dukagjini e zhvilluar me date 21.03.2015 në stadiumin e qytetit në Lipjan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
AGRON  BEQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ 2 Korriku “ nga PRishtina, me numër të librezës sportive  03789 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq  (  ofendime dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor  ) në ndeshjen e javës së ; XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 Korriku – Gjilani e zhvilluar me date 21,03,2015 në stadiumin e klubit të futbollit “ 2 Korriku “ në Arberi të Prishtinës ( në mungesë të deklaratës së lojtarit të përjashtuar ).
PEZULLOHET
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës dhe provave shtesë ). K`rkohet deklarata plotësuese nga lojtari i përjashtuar Agron Beqiri, afati date 26.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
KËSHILLA  JURIDIKE ;
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar – komisionit të shkallës së dytë – për ankesa, në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) diteve, nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
 
Prishtinë, 24.03.2015                                                     Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.