ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 30.03.2015 (ditë e hënë  ora 14,00 ) shqyrtoi procedura e hapura nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 27.03.2015 ) si dhe inicimet e zhvilluara nga ana e komisarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 28-29.03.2015 , dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave  plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
 
                                                                                                V  E  N  D  I  M  E  ;
 
 
ARMEND  KASTRATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezës sportive ;  3820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  19, i pezulluar nga  mbledhja e kaluar  e komisionit disiplinor date 27.03.2015 , për manifestim të sjelljeve josportive  ndaj lojtarit rival në ndeshjen e rrethit të dytë të DIGITALB  Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Drita e zhvilluar me date 26.03.2015  ( raportet dhe deklarata plotësuese e lojtarit)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150  EURO (njëqind e pesëdhjetë euro ) në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1. ( dënimet për lojtaret e Superligës ).
 
TEFIK  MALOKU ; gjyqtar i kategorisë së pare nga Podujeva, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për  lëshime  në referim ( të pa qëllimta )  në ndeshjen e rrethit  të dytë të DIGITALB  Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Drita  e zhvilluar me date 26.03.2015 në Prishtinë ( raportet plotësuese dhe deklarata vetanake e gjyqtarit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
GANI  DAUTAJ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 27.03.2015, në procedure të pezullimit për mos kryerje të detyrës në përputhje me udhëzimet e dala nga aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës  ( raportet plotësuese dhe  deklarata plotësuese e vëzhguesit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE , në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit të shkallës së dytë  në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar  nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit,.

Prishtinë, 30.03.2015                                                                      Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.