Komisioni Disiplinor në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar në mbledhjen e mbajtur me datë 15.05.2015 ( ditë e merkurë – ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave për të padisiplinuarit, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
FIDAIM HAXHIU ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica , në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të e Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Vëllaznimi e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi shpallet në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 15.04.2015 ( nëni 11 paragrafi 1 )
ISMET MUNISHI ; trajner i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të licencës 153, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga pankina e lojtarëve reserve ( manifestim i sjelljeve josportive ; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit, ofendime ndaj zyrtarëve të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe deklarimet e pamatura dhe të pa argumentuara dhënë mediave elektronike dhe atyre të shkruara ) nga ndeshja e javës së : XXI-të e Raiffeisensuperligës së Kosovës për Katëgorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub në kohëzgjatje për; 4 ( katër ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtarë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
XHAVIT PACOLLI ; zyrtar i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia në procedure të hapur ( i pezulluar ) nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga hapsira teknike ( manifestim i sjelljeve josportive ; fyerje , sharje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind euro ) në bazë të Rregullores displinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi date 15.04.2015 ( rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
MEHEDIN PERGJEGJA ; kryetar i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia në procedure të hapur disiplinore ( pezulluar ) nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit ) nga ndeshja e javës së ; XXI-të e Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
NAIM KODRALIU ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti, më numër të licencës 150, në procedure të hapur disiplinore ( i pezulluar ) nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( kërcnime dhe fyreje drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) nga ndeshja e javës së ; XIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Liria e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e shpalljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 15.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
BAHRI KERA ; lojtar i klubit të futbollit “ KOSOVA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 03534 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, për fyerje dhe ofendime drejtuar asistentës së pare ; Lumturie Muhadri në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova – Drenica e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar ( plotësimin e provave ). Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar Bahri Kera , afati date 20.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
AGRON BEQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të librezës sportive 9763 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar asistentit të pare Nexhmedin Bala ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Vllaznia e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve ) , në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET;
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Agron Beqiri, afati date 20.04.2015 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ ULPIANA “ nga Lipjani në procedure të inicuara nga ana e Komesarit të garave për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës ( mosrespektimi i nenit 46 paragrafi 5 si dhe nenit 47 paragrafi 2 ( aktivizimi i lojtarëve të pezulluar pas 3 kartonëve të verdhë ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë ( raportet nga ndeshja e zhvilluar si dhe provat e ofruara nga ana e pales së ankimuar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 pika 4/b ( denimi për klube )
YLL JASHARI ; zyrtar i klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për moszbatim të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës në rastin e aplikimit të nenit 46 dhe 47 të Propozicioneve të garave si dhe nenit 14 të rregullores disiplinore ( aktivizim i lojtarëve të pezulluar pas 3 kartonëve të verdhë) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë ( raportet nga takimi i zhvilluar si dhe provat e ofruara nga ana e pales së ankimuar ) i
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të rregullores disiplinore neni 1/7 ( dënimet për funkcionar dhe udhëheqës profesionalo-teknik ; 2/b
ARLIND HASANI ; lojtar i klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të librezës sportive 10360 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 për aktivizim si lojtar i pëzulluar pa të drejtë loje pas tre kartonëve të verdhë ( mosrespektimi i nenit 14 të rregullores disiplinore paragrafi 1 ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë ( provat e ofruara nga ana e pales së ankimuar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 1/7 ( dënimet ) pika 1/b ( dënimet për lojtarë )
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga dita e publikimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës – date 15.04.2015 ( data e pranimit ). Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 15.04.2015 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.