ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e vet të mbajtur me date 16.04.2015 (ditë e enjtë – ora 14,00 ) shqyrtoi inicimet e filluara disiplinore nga ana e komesarit të garave të Ligës së dytë pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
BASHKIM KUME ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, për moskryerje të dëtyrës së zyrtarit në përputhje me udhëzimet dhe obligimet e dalura nga aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës ( lëshime në përpilimin e protokollit ) në ndeshjen e deleguar të javës së VIII-të Ligës së pare të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; GJAKOVA – HAJVALIA e zhvilluarnë Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së detyrës së vëzhguesit në kohëzgjatje për ; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 74 paragrafi 1 pika 1.
VIGAN IBERDEMAJ , GRANIT JAHAJ dhe AVDYL BAJRAMAJ ; gjyqtarë futbolli nga Peja , për lëshime në referimin e ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së pare të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; Gjkaova – Hajvalia , e zhvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtare )
DENOHEN
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2
FATON BRAHUSHI ; zyrtar i klubit të futbollit “ Gjakovë “ nga Gjakovë , për lëshime në kryerjen e detyrës së zyrtarit të klubit në ndeshjen e javës së ; VIII-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjakovë – Hajvalia e zhvilluar në Gjakovë ( raportet zyrtare ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
QERIM VITIA ; zyrtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia , për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare të klubit në ndeshjen e javës së ; VIII-të , të Ligës së pare të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; Gjakova – Hajvalia e zhvilluar në Gjakovë ( raportet zyrtare)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore nëni 39 paragrafi 1 pika 2.
KUJTIM DERVISHI; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër të librezës sportive 11339 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2 , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së XVII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Rilindja – Feronikeli e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
RIGON BUQINCA; lojtar i klubit të futbollit “ Bardhi “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 591/M dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( lojë e palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XVII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Bardhi – Ferizaj , e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë lojë për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ENDRIT LATIFI ; lojtar i klubit të futbollit “ Kosova “ nga Vushtrria, me numër të librezës sportive 1081 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, për ndëshkim me karton të kuq ( lojë e palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ;XVII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; Kosova – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
PAJTIM KRYEZIU; lojtar i klubit të futbollit “ Kaolini “ nga Karaqeva e Kamenicës, me numër të librezës sportive ; 8429 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ) në ndeshjen e javës së : XVI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi b; Bashkimi – Kaolini e zhvilluar në Koretin të Kamenicës ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 ( tetë ) ditëve ) nga data e publikimit të ketij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 16.04.2015, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 16.04.2015
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.