Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e vetë të mbajtur me date 29.04.2015, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit date 25 – 26.04.2015 ( për të padisiplinuarit ) dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform disipozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ; fyerje e përsonave zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës nga ana e spektatorëve si dhe goditja e kryetrajnerit të klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni Skënder Shëngyli me shishe plastike gjatë zhvillimit të takimit me çrast erdhi deri të zbrazja e tribunave nga pjesa ku pati manifestim të sjelljeve josportive dhe gjuajtje nga ana e spektatorëve)
DENOHET
Me zhvillimin e 1 (një ) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
AFRIM NEBIHU ;vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në kryerjen e dëtyrës së zyrtarit në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Gjilani – Liria e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raporti i supervezhguesit dhe deklarata plotësuese e vëzhguesit ).
DENOHET
ISA EMINHAZIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër të librezës sportive 1/2122 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, për ndeshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje banale drejtuar asistentit të pare Erduan Baliqi ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BEHAR MALIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër të librezës sportive 11695 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20,për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ; Burim Jahmurati ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – feronikeli e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të nenit 38 paragrafi 3.
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për mospërmbushje të obligimeve ( mos pagesa ) për zyrtaret ( gjyqtaret, delegatit dhe kontrollorit të referimit ) nga ndeshja e ndërprerë e javës së ; XXIV-të e Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadioumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica z Bedri Sadiku. Afati i pagesës së obligimeve të pakryera ndaj zyrtarëve të ndeshjes afati date 30.04.2015.
AJET SHOSHOLLI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica i licencuar në Federatën e Futbollit me numër 01 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për largim nga pankina e lojtarëve reserve ( reagim në vendimin e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e ndërprerë të javës së ; XXIV-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
SHEREMET ISUFI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për largim nga pankina e lojtarëve reserve ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Bajram Gashi ) në ndeshjen e ndërprerë të javës së : XXIV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve) në mungesë të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri i pezulluar Sheremet Isufi, afati date 04.05.2015 ( rregullorja disiplinore neni 31 )
ENES SHOSHOLLI ; trajner i portierëve në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica i identifikuar si shkaktar për ndërprerje të ndeshjes së javës së XXIV-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Trepça 89 , e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ), në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ) . Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit të pezulluar Enes Shosholli, afati date 04.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31)
HYONSO LEE ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 2285/14 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, për ndëshkim me karton të kuq ( shqelmim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e ndërprerë të javës së ; XXIV-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komnisionit për ankesa ( shkalla e dytë ) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 29.04.2015 – gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 29.04.2015
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.