ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë në përberje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar në mbledhjen e mbajtur me datë 13.05.2015 , shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me datë 09-10.05.2015 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E :
 
ZIJA HAZIRI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në kryerjen e detyrës në ndeshjen e e javës së ; XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Ballkani e zhvilluar në Lipjan ( raportet plotësuese nga zyrtaret e takimit );
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
SHKELZEN LUSHTAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj me numër të librezës sportive 8563 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drenica – Istogu e zhvilluar në stadiumin e futbollit “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BESIM GJUREVCI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 218, për largim nga pankina ( fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të dytë Jakup Gashi ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Dukagjini – F.Kosova e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve të takimit – referit dher asistentit )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub dhe detyrave tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri i pezulluar Besim Gjurevci- afati date 15.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KESHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, date 13.05.2015 – respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 13.05.2014 Kreyetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.