Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.06.2015, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjes së DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njejtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëveeshjeve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këtë :
V E N D I M E
AVDI FAZLIU ; lojtar i klubit të futbollit për futsall “ Feniksi “ nga Drenasi me numër të Licencës 002 ( fanela numër 1 ) në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar për sulm fizik në gjyqtarin e futsallit EKREM FRANCA gjatë ndeshjes së superliges – rrethit të dytë të Play-offit ; FC LIBURNI – FC FENIKSI e zhvilluar në palestren sportive “ Shani Nushi “ në Gjakovë ( ndeshje e ndërprerë – raportet e zyrtarëve dhe ato mjekësore , dëshmi e lendimeve serioze) ;
DENOHET
Me ndalesë loje prej ; 2 ( dy ) viteve për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktiviteteve tjera lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1.
KF “ KAMENICA “ nga kamenica , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për hyrje të shikuesve në fushe në minute e 77 si dhe shkaktim i trazirave pas përfundimit të ndeshjes ( sulmimi i lojtarëve kundërshtar, fyerjet drejtuar zyrtarëve të ndeshjes dhe atyre të Federatës së Futbollit të Kosovës ) së barazhit përcaktuese ; Kosova – Kamenica e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind euro ) në bazë të rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 3. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë . nga data e sjelljes së vendimit ( rregullorja disiplinore neni 11 )
AGRON MEHMETI ; lojtar i klubit të futbollit “ Kamenica “ nga Kamenica me numër të librezës sportive 136/9 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit ( manifestim i sjelljeve josportive goditje e koves me ujë për freskim, fyerje dhe sharje përsonave zyrtarë ) gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese ;Kosova – Kamenica e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë lojë në kohëzgjatje prej ; 6 mujave ( gjashtë ) për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktiviteteve të tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4
PETRIT ISUFI ; lojtar i klubit të futbollit “ Kamenica “ nga Kamenica me numër të librezës sportive 636/9 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( hyrje në fushë, sharje , fyerje dhe tentim sulmimi në lojtaret kundërshtar ) gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese ; Kosova – Kamenica e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjeve );
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje prej ; 6 muajve ( gjashtë ) për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4
ARIANIT AHMETAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Kamenica “ nga Kamenica me numër të librezës sportive 1579/12 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( fuerje, ofendime dhe sharje gjat ndeshjes dhe pas saj ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese ; Kosova – Kamenica e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje prej ; 6 mujave ( gjashtë ) për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4
IRFAN HASHANI ; zyrtar ( anëtar i kryesisë ) i klubit të futbollit “ Kamenica “ nga kamenica, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive ( i identifikuar si iniciator i trazirave për hyrje të publics në fush, fyerje dhe sharje zyrtareve t ndeshjes dhe atyre të Federatës së Futbollit të Kosovës, tentim sulmi ne zedhenësin e FFK-së ) gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese ; Kosova – Kamenica e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje prej 12 muajve ( dymbdhjet ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
ARBER POTOKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ ngas Mitrovica me numër të librezës sportive 99/M dhe i licencuar në federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( manifestim i sjelljes josportive – godita me këmbë koves me ujë për freskim ) gjatë ndeshjes finale të DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – FERONIKELI e zhvilluar më date 14.06.2015 në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet zyrtare të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 tri ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për moskryerjen e obligimeve për zyrtaret e takimit nga ndeshja e javës së ; XXXIII-të e raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Vëllaznimi e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet zyrtare nga takimi i zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO ( tetëqind euro ) në bazë të rregullores disiplinore neni 61 paragrafi 1 pika 1/15 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të federates së Futbollit të Kosovës date 17.06.2015. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, date 17.06.2015 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.