Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përberjë ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 24.10.2013 shqyrtoi procedurat e inicuara nga ana e komesarit të garave për Ligën e dytë dhe kategoritë e juniorëve dhe për të njejtat duke iu refruar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara në javën e fundit, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
ERZEN ZYBERAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, me numër të librezës sportive 486/9 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, për ndëshkim me karton të kuq ( për sjellje josportive – fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve grupi A ; Rilindja e Kosovës – Rahoveci e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës,( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Erzen Zyberaj, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FADIL VUQITERNA ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci me numër të librezës sportive 1419 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve grupi ; A; Rilindja e Kosovës – Rahoveci e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë lojë për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ROBERT KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rinia “ me numër të librezës sportive 1946/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B ; Rinia – Vllaznia ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës , për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Robert Krasniqi, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
BURHAN BERJANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rinia “ me numër të librezës sportive 1028/10 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, për tëntim sulmimi në gjyqtarin kryesor të ndeshjës së javës së : VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve grupi B ; Rinia – Vllaznia ( raportet e ndeshjes ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Burhan Berjani, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
DARDAN KRYEZIU ; trajner i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina , për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjen e javës së ; X-të të superligës për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet nga ndeshja ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes së dëtyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare si dhe funksioneve tjera në klub deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Dardan Kryeziu, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
BLEDAR SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 566 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, për ndëshkim me karton të kuq (manifestim të sjelljeve jo sportive ) në ndeshjen e javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në Gjilan ( raportet nga ndeshja ) , në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Bledar Shala, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
DEMUSH HAZIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1416/GJ dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11 , për ndëshkim me karton të kuq ( manifestim i sjelljeve josportive ) në ndeshjen e javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në Gjilan ( raportet e ndeshjës ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Demush Haziri, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaq ur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi gjegjësisht nga dita e shpalljes së vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.10.2013 . Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 24.10.2013 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.