Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje : Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.10.2015 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplniore sjelli këto :
V E N D I M E :
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lashime në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Prishtina – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( fyerje drejtuar zyrtarëve të ndeshjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës )– raportet shtesë të kërkuara nga ky takim si dhe deklaratat plotësuese nga klubi futbollistik Prishtina )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
BLERAND KURTISHAJ : lojtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 8379 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me bërryl pa dashje lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – IX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve DRENICA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplionore neni 38 paragrafi 3.
DURAK THAQI : person zyrtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime dhe sharje drejtuar asistentit të pare pas përfundimit të pjesëlojës së pare – largim nga pankina ) në ndeshjen e javës së IX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LIRIA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e zyrtarit të përjashtuar – larguar nga pankina )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
FIDAN HAXHIU : ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve jokorrekte ( largim nga pankina për fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të dytë ) në ndeshjen e javës së VIII-të të Ligës së para të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Fushë Kosova – Trepça e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata ploitësuese e ndihmës trajnerit )
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi1
Në mungesë të raporteve plotësuese dhe deklaratave të kërkuara nga ana e komisionit disiplinor nga mbledhja e kaluar, mbeten në procedure të hapur disiplinore deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e provave ):
- Klubi I futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-të të Raiffeisensuperliges : VUSHTRRIA – DRENICA ( kërkohet deklarata dhe raporti shtesë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Vushtrria “ nga Vushtrria, afati datë 08.10.2015 )
- Klubi I futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica, për sjellje josportive të simpatizuesve të klubit ( thyerje e rrethojave ) në ndeshjen e javës së VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll VËLLAZNIMI – TREPÇA ( kërkohet deklaratat dhe raporti shtesë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, afati datë 08.10.2015 )
- Klubi i futbollit “ DRITA “ nga Gjilani , për sjellje të pahijshme të një grupi të simpatizuesve të klubit nga Gjilani gjatë ndeshjes së javës së VIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve PRISHTINA – DRITA e yhvilluar në Prishtinë ( kërkohet raport shtesë dhe deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, afati datë 08.10.2015 )
- KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dztë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimin e tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 06.10.2015, respektivisht nga data e pranimit të vendimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.Prishtinë, datë 06.10.2015
Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.