ffk-llogofinKomisioni Disiplinor  i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.10.2015 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  dhe për të njejtat duke  iu referuar raporteve dhe deklaratave shtesë  të zyrtarëve  të ndeshjeve, konform Dispozitave të rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E  ;
 
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes  ( hudhje e gjasendeve në terren dhe zbrazje e tribunes lindore ) së javës së  VIII-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA  –  DRENICA e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga KF “ Vushtrria “ nga Vushtrria )
DENOHET
me të holla në shumë prej ; 800  EURO ( tetqind euro) në bazë të Rregullores disiplinore  neni 49 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
KF “ TREPÇA “  nga Mitrovica, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar  e komisionit , për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj si skuadër udhëtuese ( jashtë  stadiumit ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT në bazë të  Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e disa  simpatizuesve të saj si skuadër udhëtuese ( prishje e rendit ) në ndeshjen e javës së  VIII-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA  – DRITA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata shtesë e klubit të futbollit  “ Drita “ nga Gjilani )
DENOHET;
Me  shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore  neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
KËSHILLA  JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime  ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 10.10.2015 respektivisht  nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 10.10.2015
Kryetari i Komisionit Disiplinor
Dukagjin Zefi, d.v