ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.10.2015 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi inicimet e filluara për të padisiplinuarit nga ana e Komisarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e  fundit zhvilluar me datë 17-18.10.2015  dhe për të njejtëit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 

V  E  N  D  I  M  E

 
EDON  PASOMA ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive  6993 dhe  i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq t;rheqje për krahu dhe goditje me shuplakë e lojtariot kundërshtar)  në ndeshjen e javës së -X-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA  – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri me datë  18.10.2015 ( raportet e zyrtarëve  të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
MEVLAN  ZEKA ; lojtar i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të librezës sportive 10930 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të inicuar  disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( tentim goditje me kokë  portierit nikoqir) në ndeshjen e javës së  – X-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri me datë 18.10.2015 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë lojë për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore  neni 38 paragrafi 3.
 
 
ARDIAN  GJOKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ LUFTETARI “  nga Brekoci i Gjakovës me numër të librezës sportive  1061/10 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  2, në procedure të  inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – sharje dhe pështyrje e gjyqtarit kryesor)  në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LUFTETARI – FUSHE  KOSOVA  e shvilluar në  Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë  të Rregullores disiplinore neni  38 paragrafi 3.
 
ADONIS  BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës  me numër të librezës sportive  1012/10 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, në procedure të inicuar  disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BEHARI – VITIA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( Raportet e zyrtarëve  të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri )ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ERG0N  HYSENI ; lojtar i klubit të futbollit “ VITIA “ nga Vitia, me numër të librezës  sportive 2/Fe dhe  i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 13, në procedure të inicuar  disiplinore  nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje  me lojtarin  rival ) në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BEHARI – VITIA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( Raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ENIS  KUKA ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të librezës sportive  36/Fe dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  22, në procedure të inicuar disiplinore  nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (  ofendime drejtuar gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së – IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  FERIZAJ – VLLAZNIA nga Pozharani e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë  loje për 3 ( tri ) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore  neni 38 paragrafi 3.
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE ;
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar  komisionit të shkallës së dytë  , komisionit për ankesa  në afatin  kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga dita e sjelljes së këtij vendimi në  Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  date 20.10.2015, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar  nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e  e vendimit,
 
Prishtinë, datë 20.10.2015
Kryetari  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.