ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me datë 23.10.2015 ( ditë e premtë ora 14,30 ) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komesarëve të garave për të padisiplinuarit, nga ndeshjet e zhvilluara në javën e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar  raporteve të zyrtarëve dhe  deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto :
 

V  E  N  D  I  M  E

 
 
REXHEP  VESELI – kryetrajner i klubit të futbollit të femrave  “ DUKAGJINI “ nga Klina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve  jo sportive  ( fyerje e gjyqtarës )  gjatë ndeshjes së Raiffeisensuperligës për futbollin e femrave  DUKAGJINI – MITROVICA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit të KFF “ Dukagjini “
DENOHET
Me të holla në shumë prej  250  EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati  i pagesës së dënimit të shqiptuar më të holla është 15 ditë nga  data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
 
 
SHKËLQIM  KRYEZIU  – lojtar  i klubit të futbollit” LIRIA “ nga Prizreni me numër të librezës sportive  1765/Pz dhe licencuar në Federatë e Futbollit të Kosovës me numër  1, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( portier – luajtje me dorë jashtë zones së rrezikimit – 16,50 ) në ndeshjen e javës së  VIII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve  TREPÇA  89 – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë  ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për  2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizauar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
EDIN   GASHI – lojtar i klubit  të futbollit  “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të librezës sportive  643 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  15, në procedure të inicuar disiplinore  nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq si lojtar reserve ( sjellje jokorrekte – përdorim i  banalizmave – fjalëve ofenduese ndaj asistentit ) në ndeshjen e javës së VIII-t[ të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve  TREPÇA 89 – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me mdalesë loje  për  3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
PAJTIM  SHALA – lojtar i klubit  të futbollit  “ OPOJA “ nga Dragashi me numër të librezës sportive  1720/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  5, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq  ( sulm  fizik në gjyqtarin kryesor  të  ndeshjes dhe i identifikuar si nxitës dhe shkaktar  për nderprerje dhe mos vazhdim të lojës ) në ndeshjen e javës së  V-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A  MINATORI – OPOJA e zhvilluar në Magure të Lipjanit – e nderprerë minuta e 84 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese  )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje  për 2 ( dy ) vite në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  44 paragrafi 1 pika 1.
 
 
DITËLIND   RESHITI – lojtar  i klubit të futbollit “ OPOJA “ nga Dragashi me numër të librezës sportive  1601/12 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  9 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( reagime në vendimet e gjyqtarit – sjellje jo korrekte ) gjatë ndeshjes së javës së  V-të të Ligës së dytë grupi A   MINATORI – OPOJA  ( ndeshje e nderprerë ) –raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar ë
DENOHET
Me ndalesë loje për  3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
AVNI  AVDYLI – përsoni për  siguri  nga klubi  i futbollit të femrave  “ HAJVALIA “ nga Hajvalia  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për mos marrje të masave në  nivelin e kërkuar për sigurimin e gjyqtarëve  pas përfundimit të ndeshjes së javës së – V-të të Raiffeisen Ligës së futbollit të femrave  pas përfundimit të takimit  HAJVALIA – MITROVICA e zhvilluar në Hajva ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e personit për siguri )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
SYNAJ  KEQI – kryetrajner i KFF  “ HAJVALIA “ nga Hajvalia , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve jo korrekte ndaj treshes së gjyqtarëve  pas përfundimit të ndeshjes së javës së – V0të të Raiffeisen liges së futbollit të femrave  HAJVALIA – MITROVICA e zhvilluar në stadiumin e Kizhnices në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit )
DENOHET
Me të holla në shumë prej  300  EURO ( treqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati  i pagesës së mjedënimt të shqiptuar  në të holla është 15 ditë nga data e sjshqiptimit të këtij vendimi  ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
 
 
XHAVIT  PACOLLI – drejtor  i klubit të futbollit  “ HAJVALIA “ nga  Hajvalia në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive  ( tentim sulmi në treshen e gjyqtarëve dhe ofendime të renda )  pas përfundimit të ndeshjes së Raiffeisen Ligës  së futbollit të femrave  HAJVALIA – MITROVICA e zhvilluar në stadiumin e Kizhnices  ( raportet e zyrtarëve të takimit ) në mungesë të deklaratës
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – grumbullimin e provave dhe sjelljen e vendimit përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga  i pezulluari, afatio datë  26.10.2015  ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së ketij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 23.10.2015. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë 23.10.2015
Kryetari  DUKAGJIN    ZEFI  d.v.