Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Gashi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e rregullt mbajtur me datë 01.11.2013, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e ; XII- të dhe XIII-të të zhvilluara me datë 29-30.10.2013, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të deleguar nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto
V E N D I M E :
FLORENT PAPUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive 1/2148 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i dyanshem më lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa 0:2 e zhvilluar në Kizhnicë ( raporte e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FILLIM GURAZIU ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 11215 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve
Hajvalia – Besa 0:2 e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
AGRON CACAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive 4539 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo sportive – fyerje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa 0:2 e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ALBUTRINT MORINA ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova, me numër të librezës sportive 9891 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepenci – Vëllaznimi e zhvilluar në Kaqanik ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Albutrint Morina , afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
ARMEND JASHANICA ; lojtar i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 1211 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo korrekte ndaj gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javas së XII-të të superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve ; Hysi – Fushë Kosova e zhvilluar në Merdare ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
DURIM SUTAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Behari “ nga Vitomirica e Pejës , me numër të librezës sportive 6220 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( sulm fizik ne gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së dytë ( ndeshje e ndërprerë ) për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; 18 Korriku – Behari e zhvilluar në Fortesë të Raovecit ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë lojë deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Durim Sutaj si dhe treshja e gjyqtarëve dhe vëzhguesit të ndeshjes, afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
XHEVAT TAHIRI ; ndihmëst trajenr i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 157, për largim nga pankina ( reagim i vazhdueshem në vendimet e gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Gjilani 3;1 , e zhvilluar në Kastriot ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
ALBION BUCOLLI ; gjyqtar futbolli – asistent , për lëshime në referim në cilësi të asistentit dhe vlerësim me notë jo të kënaqshme ( 2,0 ) nga ana e kontrollorit të referimit z Ahmet Gashi për ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Dukagjini – Liria 3;2, e zhvilluar në Klinë më datë 30.10.2013 ( raporti i kontrollorit të referimit );
DENOHET
Me ndalesë referimi për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 73 paragrafi 2 pika 1.
JETON GASHI – trajner i klubit të futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani, për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit (sjellje jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Ulpiana ; 2;1 e zhvilluar më datë 30.10.2013 në Prishtiën ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku – për aktivizim në mënyrë të parregullt të lojtarit ; Ramush Ademi më numër të librezës sportive 4245 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategforinë e seniorëve ; Lepepnci – Vëllaznimi e zhvilluar në Kaqanik me datë 30.10.2013 ( shkelje e nenit 14 të Rregullores disiplinore ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Der në kompletimin e lëndës . Kërkohen raporte shtesë nga zyrtari i klubit të futbollit “ Lepepnci “ nga Kaqaniku z. Berjadin Shehu zyrtar nga protokolli për atë ndeshje ,lidhur me aktivizimin e lojtarit Ramush Ademi në ndeshje e pëzulluar Lepepnci – Vëllaznimi, afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31)
RAMUSH ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ Lepepnci “ nga Kaqaniku, me numër të librezës 4245 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për aktivizim në mënyrë të pa rregullt ( pa të drejtë lojë – i pezulluar ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Lepepnci – Vëllaznimi e zhvilluar më datë 30.10.2013 në Kaqanik, në bazë të nenit 55 paragrafi 1 pika 7 ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë lojë deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjes zyrtare të radhës , të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Ramush Ademi afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej 8 ( tetë ) ditëve , nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XII – XIII –të të datës 01.11.2013, rrespektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 01.11.2013
Kryetari: Dukagjin Zefi d.v.