Komisioni Disiplinor i shkallës së pare, në mbledhjen e mbajtur me datë ë 10.12.2015, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve shtesë të zyrtarëve dhe deklaratave të kërkuara plotësuese , conform Dispozitave të Rregullores disipinore sjelli këto :
V E N D I M E
DRITON VOKSHI : lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 4848 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XVII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : DRITA – VUSHTRRIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar ):
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovëe, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të përserituar në organizimin e ndeshjës së javës së XVII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve PRISHTINA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit në Prishtinë ( pati hyrje të 2-3 vetave nga ana e spektatorove në fushën e lojës nga pjesa lindore e tribunes për ta sulmuar asistentin e dytë Jakup Musolli çka dëshmojnë edhe inqizimet televizive të cilat pasqyrojnë rastin ku shihen edhe hudhje të gjasendëve në fushë në drejtim të po këtij asistenti ). Bazuar në raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje si dhe inqizimin televiziv, komisioni konstatoi së rasti është recidiv me atë nga ndeshja e javës së VIII, ku kishte lëshime të natyres identike dhe për të njetën klubi pati të shqiptuar masën disiplinore verejtje e fundit .duke iu referuar rastit në përputhje me dispoyitat e Rregullores disiplinore , klubi futbollirtik “ PRISHTINA “ nga Prishtina
DENOHET
Me zhvillimin e : 2 ( dy) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve ( spektatorëve ) të organizura nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 10.12.2015, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtin, 10.12.2015 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.