ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 08.03.2016 ( ditë e martë ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të Raiifeisensuperliges – java e XIX dhe të Ligës së pare të Kosovës – java e XVI-të të zhvilluara gjatë fundjaves , dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë:
 
V E N D I M E :
 
DRIN HODAJ : lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të librezës sportive 160/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së XVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : KEK-u – Vëllaznimi e zhvilluar në sdatiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar ):
DENOHET
Me ndaleseë loje për 2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhes të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3 .
 
ARBEN JAKUPI : trajner në klubin e futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 219, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për largim nga pankina ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit të takimit ) në ndeshjen e javës së : XVI-të të Ligës së paraë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : Kosova ( Pr ) – Fushë Kosova e zhvilluar në Bernicë ( Raportet e zrtarëve të ndeshjes) , në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( deri në vendimin përfundimtar ) Kërkohet deklaratat plotësuese nga trajneri Arben Jakupiu, afati datë datë 10.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31. )
 
KESHILLA JURIDIKE :
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 08.03.2016, gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 08.03.2016
Kryetari  DUKAGJIN ZEFI d.v.