ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje Dukagjin Zefi, kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar , në mbledhjen e mbajtur me date 15.03.2016 ( ditë e martë ora 14.00 ) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , conform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto :
V E N D I M E
ARBEN JAKUPI ; trajner në klubin e futbollit “ FUSHE KOSOVA “ nga Fushë Kosova I licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 219 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për largim nga pankina ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së XVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova ( P ) – Fushë Kosova e zhvilluar në Bernicë të Prishtinës ( materiali shtesë – deklarata plotësuese e trajnerit të larguar nga pankina ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
YLL PREKOPUCA ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 1/517 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedurë të inicuar disiplinora nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim I lojtarit rival ) në ndeshjen e javës së – XX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve VUSHTRRIA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( në mungesë të raporteve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e provave – lëndës) , kërkohen deklarata plotësuese nga gjyqtari kryesor dhe vëzhguesi ndeshjes, nga shkaku i mospërputhshmerisë së deklaratave të zyrtarëve. Afati date 17.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
ENDRIT LATIFI : lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezes sportive 1081/M dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e pa lejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – XX- të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve VUSHTRRIA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 1 pika 3.
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së – XX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ( motivi ; hyrje e një; grupi të shikuesëve në fushë ) ; VUSHTRRIA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri, në mungesë të raporteve plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( deri në vendimin përfundimtar ). Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Vushtrria “ nga Vushtrria lidhur me rastin. Afati date 17.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
EMIR NIKOLIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ VELLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të librezes 6046 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës 23, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar asistentit të dytë ) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll pert kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – VELLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Therandë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 1 pika 3.
FLORID GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ LUFTETARI “ nga Brekoci me numër të librezes sportive 2359/15 dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave ( pas përfundimit të ndeshjes lojtari I apostrofuar godet me grusht lojtarin rival prapa shpine – në fytyrë – me numër 6) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LUFTETARI – FLAMURTARI e zhvilluar në Gjakovë ( në mungesë të raporteve nga takimi )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit ( kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohen deklarata shtesë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Luftetari “ nga Gjakova si dhe zyrtaret e ndeshjes dhe lojtarit Florid Gashi . Afati date 17.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ LUFTETARI “ nga Brekoci në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për mos përmbushje të obligimeve financaiare ndaj zyrtarëve nga ndeshja e javës së XVII-të , të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LUFTETARI – FLAMURTARI , i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen deklarata shtesë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Luftetari “ nga Brekoci për rastin. Afati date 17.03.2016 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
BURIM DULA ; drejtor I klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci ,në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve jo korrekte ndaj asistentit të pare ( shtyerje ) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec , në mungesë të deklaratës vetabake të drejtorit Burim Dula i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e provave – lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga Burim Dula, afati date 17.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31. )
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese në afatin e paraparë kohor sipas akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës ( 8 ditëve ); nga dtata e shpalljes së vendimit në Buletinin Zyrtar të FFK-së , gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 16.03.2016
Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.