Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 18.03.2016 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të Digital Kupes së Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve të zhvilluara me datë 15-16.03.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E
YLL PREKOPUCA ; kojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezes sportive 1/517 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar )në ndeshjen e javës së – XX-të të Raiffeisensuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve VUSHTRRIA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Bajram Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhes të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria, në procedurë të hapur mga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së – XX-të ,të Raiffeisensuperliges së Kosoves në futboll për kategorinë e seniorëve VUSHTRRIA – GJILANI , e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( ( hyrje e spektatorëve në fushë – një grupi – raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.
FLORID GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ LUFTETARI “ nga Brekoci i Gjakovës me numër të librezes sportive 2359/15 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për goditje të qëllimt me grusht në lojtarin mysafir me numër 6 , pas përfundimit të ndeshjes së javës së XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Luftetari – Flamurtari e zhvilluar në Brekoc të Gjakovës ( raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET;
Me ndalesë loje për 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 1 pika 3.
KF “ LUFTETARI “ nga Brekoci i Gjakovës, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për mos përmbushje të obligimeve financiare ndaj zyrtarëve të ndeshjes LUFTETARI – FLAMURTARI e zhvilluar në Brekoc të Gjakovës;
LIROHET
Nga procedura disiplinore nga shkaku së ka respektuar afatin e përcaktuar kohor të përmbushjes së obligimeve konform akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosoves.
BURIM DULA ; zyrtar ( drejtor ) i klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për shfaqje të sjelljeve josportive ( shtyrje e asistentit të pare ) në ndeshjen e javës së XVII- të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Rahoveci – Ferizaj e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
MIRSAD IDRIZI ; lojtar I klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj me numër të librezes sportive 10722 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e Çerek finales së Digital Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari I pezulluar Mirsad Idrizi, afati datë 21.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
BYLBYL SOKOLI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për dhënje të deklaratave të pa matura dhe të pa argumentuara në mjetet elektronike dhe të shkruara pas përfundimit të ndeshjes Çerek – finale të Digital Kupes së Kosovës në futboll LLAPI – GJILANI e zhvilluar në Merdare ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – grumbullimin e provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Bylbyl Sokoli lidhur me rastin.Afati date 21.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 18.03.2016, rrespektivisht nga data e pranimit . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 18.03.2016 Kryetari; Dukagjin Zefi d.v.