ffk-llogofinKomisioni Disiplinor  i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 05.04.2016, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore  nga ana e Komesarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese nga  të padisiplinuarit, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

 
V E N D I M E
 
ALBAN  MUQIQI ; lojtar (portier ) i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të librezës sportive  9053 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të inicuar nga ana e Komesarit të Garave për ndëshkim me karton të kuq  (manifestim të sjelljeve josportive  – ofendime dhe sharje  asistentit të ndeshjes Driton Preniqi) në ndeshjen e javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve  GJILANI  – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve  dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  38 paragrafi 3.
 
RIZVAN  JETULLAHU; kryetrajner në klubin e futbollit “ Vushtrria “ nga Vushtrria, i licencuar në Federatën e Futbollit  me numer 0286, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komesarit të Garave për largim nga pankina e lojtarëve rezervë – manifestim të sjelljeve  jo sportive (reagime të pahijshme në vendimet e gjyqtarit kryesor) gjatë ndeshjes së javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve; BESA – VUSHTRRIA,  e zhvilluar në stadiumin “Shahin  Haxhiislami”, në qytetin e Pejës (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e kryetrajnerit të përjashtuar);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
ARDIAN  GJOKLAJ ; lojtar i klubit të futbollit “Luftëtari” nga Brekoci  me numër të librezës sportive  1061/10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  3, në procedurë të inicuar nga ana e Komesarit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve; Kosova – Luftëtari, e zhvilluar në Bernicë të Prishtinës  (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
RIZVAN OSMANI; zyrtar në klubin e futbollit  “Flamurtari“ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komesarit të Garave  për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje drejtuar asistentit) në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve  Flamurtari – Ferizaj e zhvilluar në Prishtinë, në mungesë të raporteve i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit) kërkohet deklarata plotësuese nga Rizvan Osmani, afati datë 07.04.2016 (Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
JUSUF  TORTOSHI; kryetrajner në klubin e futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina me numër të licencës  95, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komesarit të Garave  për manifestim të sjelljeve jo të mira (largim nga pankina) gjatë ndeshjes së javës së 20-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve; Flamurtari – Ferizaj, e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
KËSHILLA  JURIDIKE :
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit të shkallës së dytë – komisionit  për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 05.04.2016, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 05.04.2016                             Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.