ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur më date 04.11.2013, shqyrtoi procedurat e hapura ndaj të padisiplinuarëve dhe të pezulluarëve nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve plotësuese nga zyrtaret e delaguar të Federates së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitvae të rregullores disiplinore sjelli këto ;
V  E  N  D  I  M  E  :
RAMIZ  DERVISHI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Feronikeli nga Drenasi  i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër; 505, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit date 29.10.2013 , për largim nga pankina  e lojtarëve reserve (  fyerje dhe ofendime  drejtuar  gjyqtarëve të takimit)  në ndeshjen e javës  së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Feronikeli e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet shtesë );
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjet ) në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2
ILIR  BOJKU ; zyrtar  i klubit të futbollit “ trepça 89 “ nga Mitrovica , në cilësi të përsonit për siguri, në procedure të pëzullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për hyrje në fushë dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor  Besfort Kosumi në ndeshjen e javës së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Feronikeli e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet shtesë të zyrtarëve të takimit );
DENOHET;
Me të holla në shume prej ; 300  euro (treqind) në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
KF “ TREPÇA  89 “ nga Mitrovica, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hyrja e përsonit për siguri në terren dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor  të takimit  Besfort Kosumi ) në ndeshjen e javës së XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Feronikeli e zhvilluar në
Mitrovicë ( raportet plotësuese nga ana e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore  neni 39 paragrafi 2
KF “ DEQANI “  nga Deqani  në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit,date 29.10.2013, për lëshime në organizimin e ndeshjes  ( pas përfundimit të ndeshjes shqelmohet gjyqtari nga persona të pa identifikuar në lokalet e stadiumit ) në ndeshjen e javës  së ; XI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë  e seniorëve; Deqani – Flamurtari  e zhvilluar në Pejë ; ( raportet plotësuese të zyrtarëve );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500  euro ( pesëqind )  në bazë të rregullores disiplinore neni  39 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi  3  pika 2.
GANI  DAUTAJ ; kryetrajenr i klubit të futbollit “ Deqani “ nga Deqani “ në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplionor date 29.10.2013, për sjellje josportive  ( nxitje e përsonave  të panjohur për sulm në gjyqtarin kryesor  ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Flamurtari e zhvilluar në Pejë ( raportet shtesë të zyrtarëve );
DENOHET;
me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  2
AGIM  HASANI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina , në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit date 29.10.2013 , për manifestim të sjelljeve jo korrekte ndaj ndaj spektatorëve në përfundim të takimit të javës së ; XI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Flamurtari ( raportet shtesë të zyrtarëve të takimit );
DENOHET;
me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
ALBUTRINT  MORINA ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me numër të librezës sportive  9891 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 01.11.2013 , për ndëshkim me karton të kuq  ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ( raporet e zyrtarëve );
DENOHET
Me  ndalesë lojë për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
DURIM  SUTAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Behari “ nga Vitomirica e Pejës më numër të librezës  6220 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  6, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 01.11.2013, për ndëshkim me karton të kuq  ( sulm fizik në gjyqtarin kryesor – identifikues në ndërprerje të takimit ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; 18 Korriku – Behari  ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET ;
Me ndalesë loje në kohëzgjatje prej ; 3 ( tre ) muajve për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 45 paragrafi 1 pika 1.
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor  date 01.11.2013 , për aktivizim  të lojtarit ; Ramush Ademi me numër të librezës  sportive 4245 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17 në  mënyrë të parregullt në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepepnci – Vëllaznimi e zhvilluar në Kaqanikk ( ndeshje e fituar më rezultat zyrtar  nga ekipi mysafir – provat shtesë  );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores  disiplinore neni  38 paragrafi 3
RAMUSH  ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ Lepepnci “ nga Kaqaniku me numër të librezës sportive  4245 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të pëzullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 01.11.2013, për aktivizim të palejuar ( jo të rregullt ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepepnci – Vëllaznimi e zhvilluar në Kaqanik  ( raportet  në dispozicion – provat ekzistuese );
DENOHET ;
Me ndalesë loje në kohëzgjatje prej ; 3 ( tre ) muajve  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e  Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullores disiplinore neni  55 paragrafi 1 pika  3 dhe 7.
KËSHILLA  JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa , në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit  në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XII-XIII-të date 04.11.2013, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë
04.11.2013
Kryetari; Dukagjin  Zefi  d.v.