Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 29.04.2016, (ditë e premte), shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit , dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , për të njejtat conform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E :
TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të licencës 156, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për shkelje të etikes sportive ( dhënje të deklaratave të pa matura, të pa argumentuara dhe ofenduese para mediave elektronike dhe atyre të shkruara si dhe hyrja me dhunë në lokalet ku përpilohej protokolli zyrtar i ndeshjes ku përdori sharje dhe akuza të rënda drejtuar gjyqtarëve dhe vëzhguesit të takimit), në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF LLAPI – KF TREPÇA 89 e zhvilluar në Merdarë të Podujeves me datë 23.04.2016, (materiali shtesë).
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
SALLAH SHERIFI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të licencës 05, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për largim nga pankina e lojtarëve reservë ( manifestim të sjelljeve jo sportive ) gjatë ndeshjes së javës së ; XXIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF VLLAZNIA – KF FERIZAJ e zhvilluar me 24.04.2016 në Pozharan, (materiali shtesë).
DENOHET
Me shqiptimin e mases disiplinore te QORTIMIT ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëbe, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 29.04.2016 – rrepsektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 29.04.2016 Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.