ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë 06.05.2016 (ditë e premte, ora 14.00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  zhvilluar më datë 04 – 05,05.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E :
 
KF “ VUSHTRRIA “  nga Vushtrria në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar  për moskryerje të obligimeve financiare  për zyrtaret e ndeshjes së javës së  XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA  e zhvilluar në stadiumin “ Ferki ALiu “ në Vushtrri ;
LIROHET
Nga procedura disiplinore pasi që e njejta në afatin  e përcaktuar kohor nga ana e komisionit disiplinor  ka përmbushur obligimet e mbetura për zyrtaret e ndeshjes.
 
ILIR  IZMAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës  7854 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  21, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së  XXVIII-të  të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA  e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri  ( deklaratat plotësuese e lojtarit dhe raportet shtesë );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
TAULANT  AVDYLI ; lojtar  I klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive  14681 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numr  14, në procedurë të  hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar në bazë të inicimit nga ana e komesarit të garave për lojë të palejuar ( por i pa ndëshkuar me karton të kuq ) në ndeshjen e javës së  XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së  Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( në mungesë të provave  )
LIROHET
Nga procedura disiplinore  dhe së i njejti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
 
FISNIK  RAMADANAJ ; lojtar i klubit të futbollit  “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të librezës sportive  1/3150 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  23, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar  për lojë  të pa lejuar ( i pa ndëshkuar me kartonë  të kuq ) në ndeshjen e javës së  XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri, në mungesë të provave  ;
LIROHET
Nga procedura disiplinore dhe së i njejti ka të drejtë loje për ndeshjet vizjuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
HAXHI  KURHASKU ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VELLAZNIMI “ nga Gjakov`a në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për  manifestim të sjelljeve josportive gjatë ndeshjes së javës së  XXV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – VELLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit në procedurë )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  2.
 
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave ( në bazë të raporteve )  për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së  XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – FLAMURTARI  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ) ku pas përfundimit të ndeshjes  persona të pa autorizuar  për sigurimin e ndeshjes të pozicionuar në hyrje  të zhveshtoreve    pati përleshje dhe sulm në ekipin mysafir ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave – lendës  (deri në vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohen deklarata plotësuese  nga zyrtari  dhe përsoni për siguri nga klubi i futbollit “ Vëllaznimi “ për atë ndeshje, afati date  09.05.2016 (Rregullorja disiplinore neni 31)
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit për ankesa  të shkallës së dytë  në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  date 06.05.2016. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e   vendimit.
 
Prishtinë, 06.05.2016                                                                          Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI  d.v.