Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 10.05.2016 , ditë e martë, në ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisarit të garave , pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese sjelli këto;
V E N D I M E :
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – FLAMURTARI e zhvilluar në Gjakovë (materiali shtesë nga takimi i zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 500 EURO (pesëqind euro) në bazë të rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2,.
ALBAN DRAGUSHA ; lojtar i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 5681 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XXX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të nenit 38 paragrafi 3.
LIRIDON LECI ; lojtar i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, në bazë të raporteve të zyrtarëve për manifestim të sjelljeve josportive; rast recidiv (fyerje, sharje dhe kercnime ndaj gjyqtarit kryesor dhe asistentit të dytë) në ndeshjen e javës së XXX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin “ Shaihin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit);
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
GEZIM RUSI; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1243/11 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe sharje gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së XXX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: GJILANI – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, për mos udhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së XXVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – FUSHË KOSOVA, e paraparë për t’u zhvilluar në Ferizaj; (defektet në automjet gjatë udhëtimit, në pamundësi për ta evituar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
KF “ VITIA“ nga Vitia në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes (sulm fizik dhe grushtime në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së parë në zhveshtoret e e arbitrave) së javës së XXVII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – VLLAZNIA ( ndeshje e ndërprerë ), raportet e zyrtarëve të ndeshjes, i
HAPET PREOCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( grumbullimin e lëndës – provave ) Kërkohet deklarata plotësuese nga personi për siguri për atë ndeshje nga klubi i futbollit “ VITIA “ , afati datë 12.05.2016 (Rregullorja disiplinore neni 31 )
KF “ VITIA “ nga Vitia në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për mos kryerje të obligimeve ndaj zyrtarëve të takimit për ndeshjen e javës së : XXVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – VLLAZNIA i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Vitia “ nga Vitia lidhur me shpjegimin e rastit të apostrofuar, afati date 12.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KF “ VLLAZNIA “ nga Pozharani, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për hudhje të fishekzjarreve në fushë ku pati ndërpreje të lojës, gjatë ndeshjes së javës së XXVII –të ( ndeshje e ndërprerë ) VITIA – VLLAZNIA e zhvilluar në Viti ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave – lendës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Vllaznia “ nga Pozharani lidhur me rastin. Afati date, 12.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkalles së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 10.05.2016, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 10.05.2016 Kryetari; DUKAGJIN ZEFI