Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i FC ”Llapi”, Arbnor Ramadani” nr fanelle 10 dhe nr ID 000638M94: Në min 90+ të ndeshjes ndërhyn ashpër nga mbrapa në lojtarin kundërshtar ku edhe pas shikimit të VAR-it ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC “Drita“ , Dion Bejtullahu nr fanelle 59 dhe nr ID008516M06. Në ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës së juniorëve Gjilani–Drita ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Zyrtar i SC “Gjilani“, Mirand Avdiu nr ID 037678M92. Në ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës së juniorëve Gjilani –Drita ndëshkohet me karton te kuq direkt (sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës:
SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 90+, një shikues kaloi rrethojën dhe fillon të fyen dhe të shajë lojtarët mysafirë por fal ndërhyrjes së menjëhershme të zyrtarëve të sigurimit dhe policisë i njëjti u neutralizua nga ana e tyre dhe loja vazhdoi pa probleme. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani-Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i SC “Gjilani”. Afati datë 14.05.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 10.05.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 10.05.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku